100 vjetori i vrasjes se Azem Galicës – homazhe tek varri i Shote Galicës në Krujë

Fondacioni “Hasan Prishtina” i përfaqësuar nga Drejtori z. Mehmet Prishtina se bashku me përfaqësuesin e familjes se Heroit Kombëtar Azem Galica,stërnipin z. Qamil Sahit, z. Gazmend Boletini – stërnip i Heroit Isa Boletini dhe stërnipin e Shaban Polluzhes z. Xhavit Kastrati, e këtu kishte ardhur enkas nga Kanadaja z. Rexhep Musli Dervina me vajzën e tij Vjollca Dervina . Vlen të theksohet se Musli Dervina ishte djali i birësuar i Hasan Prishtinës dhe familja e Ajet Dervines dhe Dervinajt ishin te lidhur ngushtë me Hasan Prishtinën. Të gjithë bashkë bënë homazhe tek varri i Shote Galicës në Krujë – Shqipëri, ku dhe vendosen lule të freskëta me rastin e shënimit të 100 vjetorit jubilar të vrasjes së Heroit kombëtar Azem Galica. Për homazhe kishte ardhur  edhe Kryetari i Vushtrrisë z. Ferit Idrizi, i shoqëruar nga një delegacion prej 10 zyrtaresh të kësaj komune.

Përfaqësues të familjeve të heronjve kombëtar, vizituan edhe varrezat e dëshmorëve në Krujën e Skënderbeut, ku morën disa gurë për ti vendosur ditën e nesërme në varrin e Azem Galicës, me rastin e shënimit të 100 vjetorit të vrasjes se tij.

Ky delegacion beri homazhe edhe të varri i Elma Omer Prishtinës, mbesës së Heroit Kombëtare Hasan Prishtina si dhe vizitoj shtatoren e Kryeministrit të VIII-të të Shqipërisë, Heroit Kombëtar Hasan Prishtina në Tiranë ku vendosen buqeta me lule.

Delegacioni nga Kosova për homazh në varrezat e Tufinës u shoqërua edhe nga veprimtari i çështjes kombëtare, historiani dhe filatelisti me renome ndërkombëtare i cili kohëve te fundit u bë i zëshëm me reagimet e tij në mediat vendore dhe ato ndërkombëtare, duke protestuar kundër heqjes së emrit Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” qe u votua me 11.07.2024 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

E veçanta e veprimtarisë kombëtare të Azem Galices në kontributin e tij në çështjen kombëtare ishte edhe fakti se ai u emërua Komandat i Krahut Ushtarak nga Hasan Prishtina në kuadër te Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës me seli në Shkodër. Azem Bejt Galica gjithmonë pas marrjes së urdhërave me shkrim nga Hasan Prishtina, thoshe “Urdhri i Hasan Prishtinës nuk diskutohet- zbatohet!

Lavdi jetës dhe veprës se Heroit Kombëtar Azem Galica dhe të gjithë heronjve të kombit shqiptar!

Leave a Comment

Your email address will not be published.