103 raste me COVID-19 janë konfirmuar në Kosovë të enjten. Kjo është bërë e ditur të premten pasdite në konferencë për shtyp të zyrtarëve shëndetësorë.
Të enjten janë testuar 459 mostra. Numri i të vdekurve ka arritur në 124, kurse të enjten janë shëruar 95 pacientë. Të enjten kanë vdekur gjashtë pacientë me COVID-19, që kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese.
Në Prishtinë numri i rasteve është ulur ndjeshëm. Janë 28 raste në kryeqendër. Në Podujevë janë 16 raste, në Ferizaj 12 raste, kurse në Mitrovicë dhjetë raste. Pason Drenasi me shtatë raste, Prizreni (6), Gjilani (5), Vushtrria (5), Fushë Kosova (5), Shtimja (4), Suhareka (3) dhe Kaçaniku e Skenderaj me nga një rast.
Numri i rasteve aktive në vend është 2708. Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 2640.