108 vite nga çlirimi i Shkupit, homazh para patriotëve shqiptar!

Homazh para shtatoreve Hasan Prishtina, Mursel Delija dhe Isa Boletini ne Shkup me 12. Gusht 2020, 108 vite pas çlirimit te Shkupit nga shqiptarët , kushtuar mikut tim post mortum Syl Zhitja.

Shkruan: Mehmet Prishtina

Me promovimin e Poemës  “ADEM JASHARI”  nga  autori Ilir Shaqiri, ITKSH -Shkup dhe nën drejtimin e Prof.Dr. Skender Asani, sot u  shenua 108 vjetori i çlirimit të Shkupit nga Hasan Prishtina, Isa Boletini, Rizah Beg Gjakova,Bajram Curri, Idriz Seferi, Bajram Daklani, Zefi i vogel, Ahmet Delija, Azem Bejta, dhe mbi 30.000 burra nga Kosova dhe viset tjera shqiptare.

Me pas u vendosen kurora lule para shtatores se patriotit Hasan Prishtina ne Shkup – Mavrovasja, monumentit te Mursel  Delija afer muzeut te liris ne Shkup dhe shtatores Isa Boletini ne Saraj te Shkupit. 

Ne ket ceremoni moren pjes edhe Izet Mexhiti- Deputet i kuvendit te Republikes se Maqedonis se veriut, Visar Ganiu kryetar i Qairit, z.Jashari- sekretar i lart ne Ministrin e Bujqesis se Republikes se Maqedonis se veriut i cili e prezantoj edhe biografin e autorut Ilir Shaqiri dhe foli gjat per te. 

Ne ket dite te shenuar dhe menjiher pas sherimit tim nga infeksioni me Covid dhe pas testimit me rezultat negativ, rruges u nisa me dhimbje ne shpirt dhe lote  ne sy pasi isha mesuar qe per 10 vite kete rruge ta mar me mikun tim te shtrenjt Syl Zhitia, i cili ket vit u nda nga  jeta. 

Kete rrugetim akoma ne gjendje te brisht shendetesore ja kam kushtuar Syles dhe Babushit Osman Zhitija  i cili shpesh rrugetoj per Shkup me ne. Lavdi jetes dhe vepres se tyre , babe e bir qe ishin dhe mbeten te pa ndare, lavdi Heroit te Kombit Afrim Zhitija.

Kete dite te shenuar, se bashku me mikun tim Dr.Skender Asani e permbyllem me viziten e themelit te monunentit Nene Tereza ne sheshin e Lekes se madh ku se shpejti brenda ketij muaji do te perjetesohet  epitafi i dinjitetshem ne pllak mermeri me shkronja ne gjuhen shqipe ne nderim te Shenjtores Nene Tereza.

Lavdi dhe respekt per punen e Institut shqiptar ITSHKSH  i cili me sukses po e kryen edhe punen e Dy Akademive te Shkences Tirane dhe Prishtine.

Leave a Comment

Your email address will not be published.