Sigurimi i presidentit të SHBA’së, Donald Trump, konsiderohet si më ‘syhapurit’, nga të gjithë sigurimat e presidentëve të tjerëtë vendit, transmeton Gazeta Metro.
Sigurimi i presidentit, jo vetëm që duhet ta ruaj atë, por edhe gjithë familjarët e tij, shtëpitë dhe vilat që ai i posedon.
Madje, është e njohur që Trump ka sigurimin e tij mbrapa edhe kur kalon kohë në pushime, ose duke luajtur golf.
1.Sa i përket pagesës, presidenti Trump është ‘më i shtrenjti’ në histori
Sipas Judicial Watch, Washington D.C, raporti i cili është publikuar në muajin e parë të presidencës së Trump, tregon se mbrojtja e tij kushton plot 29 milionë dollarë.
Ndërsa, Kongresi Amerikan në muajin maj të vitit 2017 ndau buxhet prej 120 milionë dollarëve për të mbrojtur Donald Trump për një vit.
2. Ai i ka të dyja, edhe sigurim publik edhe atë privat
Të jesh një figurë gjithmonë në qendër të vëmendjes, ose më konkretisht presidenti i vendit më të fuqishëm në botë, kërkon mbrojtje nga shumë gjëra.
Trump këtë ia ka siguruar vetës mirë, ai ka sigurim publik dhe privat, që të dyja.
3. Kulla Trump mbrohet edhe kur ai nuk është aty
Trump Toëer është një prej objekteve më të njohura në SHBA.
Kjo Kullë, mbrohet nga sigurimi i presidentit edhe nëse ai nuk gjendet aty.