Deri në orën 2:40 të mëngjesit të së martës janë numëruar mbi 83% e kutive të votimit, nga të cilat kryeson Partia Socialiste, e cila sipas projeksionit aktual merr 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri rret orës 3 janë numëruar 4,327 qendra votimi (83%) nga 5,199 sa janë gjithsej në Shqipëri.
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Qarkun e Kukësit dhe të Dibrës ndërsa vijon numërimi në 10 qarqet tjera.
Numërimi i votave deri në ora 2:40:
Partia Socialiste 622 265 vota – 48,69%
Partia Demokratike 50 2371vota – 39,31%
Lëvizja Socialiste për Integrim 87 905 vota – 6,88%
Partia Socialdemokrate 28 757 vota – 2,25%
Partitë tjera rreth 3%
Sipas të dhënave të KQZ, PS kryeson në 8 qarqe, ndërsa PD në 4 qarqe.