Takimi në Antalia, nuk arrihet armëpushimi

Takimi Rusi-Ukrainë në Antalia mes dy ministrave të jashtëm ka përfunduar.

Në një konferencë për shtyp, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba ka thënë se armë-pushimi nuk është arritur por bisedimet do të vijojnë.

“Për herë të parë, takohen Ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Ukrainës. Ishte një takim i lehtë dhe i vështirë. Ishte i lehtë sepse Lavrov mbeti konstant në mendimet e tij tradicionale për Ukrainën. Ishte e vështirë sepse bëra më të mirën. Unë ende shpresoj që Rusia për arsye humanitare, për impati njerëzore ndaj atyre që po vuajnë të Mariupol do të lejë evakuimin e fëmijëve që po vuajnë atje”, ka thënë Kuleba.

Ndërsa Ministri i Jashtëm Rus, Serger Lavrov ka thënë se lufta e Vladimir Putin është për ta izoluar atë politikisht.

“Ne po shikojmë që ka negociata. Folëm për iniciativa humanitare. Në mënyrë që ta bëjmë situatën për civilët më të lehtë”, ka thënë Lavrov.

Takimit të top-diplomatëve i kanë paraprirë përpjeket e zellshme diplomatike të Ankarasë. Në fundjavë presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan në një bisedë telefonike rreth një orë me kreun e Kremlinit Vladimir Putin përsëriti kërkesën e tij për armëpushim dhe në radhë të parë u angazhua për “korridore humanitare” dhe nënshkrimin e një marrëveshje paqeje. Erdogan më parë pati telefonuar edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj.

Interesat turke për një zgjidhje paqësore të konfliktit janë të mëdha. Turqia si anëtare e NATO-s mban marrëdhënie të ngushta me të dy vendet.

Lidhje historike dhe ekonomike me Ukrainën

Me Ukrainën Turqinë e lidh një histori e përbashkët: Deri në fund të shekullit të 18 Krimeja ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Rreth pesë milionë tatarë kryesisht sunitë të Krimesë jetojnë në Truqinë e sotme.  Aktualisht me financime turke ndërtohen ndër të tjera në Kiev shtëpi për tatarët e Krimesë, të cilët pas aneksimit të gadishullit më 2014 nga Rusia janë zhvendosur në pjesën kontinentale ukrainase.

Që nga viti 2017 qytetaret dhe qytetarët e të dyja vendeve mund të udhëtojnë pa viza. Kryesisht sa u përket marrëdhënieve ekonomike Ankaraja dhe Kievi pak para invazionit rus hapën një kapitull të ri në marrëdhëniet mes tyre. Në fillim të shkurtit qeveritë ranë dakord për një marrëveshje për tregtinë e lirë, me të cilën volumi i tregtisë dyfishohet. Më 2021 Turqia ishte investitori më i madh me një volum prej 4,1 miliardë eurosh në Ukrainë.

Për shkak të furnizimeve me armatime në Kiev, Ankaraja është indirekt pjesëmarrëse edhe në zhvillimet e luftës këto ditë. Qeveria ukrainase ditët e fundit ka publikuar herë pas here në rrjetet sociale video për aksione “të suksshme” kundër trupave ruse me dronët turq. Krahas dronëve Ukraina ka porositur edhe anije luftarake prodhim turk, të cilat duhet të përfrocojnë dukshëm praninë në Detin e Zi dhe në Deti Azov.

Influencë e kufizuar nga Moska

Presidenti Erdogan nuk e ka përvetësuar narrativën ruse me “operacion special”, por ka dënuar në mënyrë të përsëritur invazionin si “luftë”. Ai ka bllokuar pjesërisht kalimin në Bosfor për anijet luftarake rusedhe ka refuzuar njohjen e të ashtuquajturave republika popullore Donjeck dhe Luhansk nga Moska.

Leave a Comment

Your email address will not be published.