23 vjet nga masakra e Reçakut

Në ceremoninë e përkujtimit të Masakrës së Reçakut mori pjesë edhe  ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier i cili tha se “ pranimi i të vërtetës së të kaluarës është vetëm hapi i parë kah drejtësia. Askush të mos harrojë ose mohojë se çka ndodhi këtu ose përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë u ngritën në mbrojtje të popullit të Kosovës”, tha Hovenier.

 

Ndër masakrat më të rënda në Kosovë të kryera nga forcat serbe është masakra e 15 janarit 1999 në Reçak kur kriminelët dhe paramilitarët serbë bënë një masakër makabre në popullatën civile, me ç’rast u vranë dhe masakruan 45 shqiptarë.

Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Serbia refuzon të ketë kryer masakër.
Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara.

Ai deklaroi “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.”

Lajmi i masakrës sensibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë  homazhe në Kompleksin memorial të Reçakut.

Në 23-vjetorin e Masakrës së Reçakut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se krimi në Reçak ka kumbuar në gjithë botën.

Kurti ka shtuar se historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa Reçakun dhe vendet tjera ku janë kryer krimet serbe mbi shqiptarët.

“Kujtesa jonë është e prekur përjetësisht sepse pamjet na e dhanë të gjallë tmerrin e tyre, tmerrin që kanë jetuar njerëzit tuaj, njerëzit tanë. Nëse nuk tronditemi sot diçka nuk shkon mirë në ndërgjegjet tona. Historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa Reçakun”, tha ai.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë mori pjesë të shtunën(15 janar) në ceremoninë e përkujtimit të Masakrës së Reçakut. Në organizimin ku morën pjesë edhe liderët shtetërorë të Kosovës, Ambasadori Jeffrey Hovenier tha se “ pranimi i të vërtetës së të kaluarës është vetëm hapi i parë kah drejtësia”.

“Askush të mos harrojë ose mohojë se çka ndodhi këtu ose përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë u ngritën në mbrojtje të popullit të Kosovës”, tha Hovenier.

Ai shtoi se dëshiron të jetë i qartë për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj të vërtetës.

Hovenier citoi ish-Presidentin e SHBA-së, Bill Klinton që në atë kohë kishtë thënë: „Ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës”.

.Krimet e kryera në këtë fshat i kishte dokumentuar kreu i atëhershëm i misionit vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë,Wëilliam Walker.

Ngjarja e Reçakut u pasua nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë si dhe në Serbi.

Vullin ka mohuar disa herë në të kaluarën Masakrën e Reçakut, duke e quajtur këtë masakër si një “krim të fabrikuar”.

Leave a Comment

Your email address will not be published.