3.2 miliardë euro buxhet për vitin 2023, kryeministri Kurti tregon si do të shpenzohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar edhe zyrtarisht se buxheti i shtetit për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, derisa ka treguar se si do të klasifikohet ky buxhet nëpër sektorë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka treguar se ky klasifikim është bërë duke marrë për bazë programin qeverisës të tij.

296 milionë euro janë ndarë për shëndetësinë, 87 milionë euro për bujqit, 15 milionë për rezerva shtetërore, e 60 milionë shtesa për nëna lehona e fëmijë, si dhe miliona të tjera për terminale doganore shtetërore, e ndërmarrje publike.

“Duke punuar maksimalisht dhe me nder, përmes ekzekutimit të këtij buxheti, do të angazhohemi për t’i avancuar të gjitha aspektet që ndikojnë në jetën e qytetarëve të Republikës sonë”, tha Kryeministri.

Leave a Comment

Your email address will not be published.