Me rastin e 71 vjetorit të vrasjes së Shaban Polluzhës, njëkohësisht dhe të gjyshit tim Mehmet (Ramadan) Aliuka së bashku me vëlla Miftarin, të cilët pasi u likuidua ‘’Shtabi i partizanëve’’ i vendosur në kullën e Shasivar Alisë, në Lagjen Kodra të Prekazit, në shenjë hakmarrje partiazno-çetnikët i grumbulluan më pas dhe i pushktauan mbi 50 burra nga shtabi i Shaban Polluzhës, në vëndin e quajtur “Te Lkeni i Polacit”.
Nga Mehmet PRISHTINA
Gjyshi im para se të pushkatohej u mbajt i ngujuar në kullën e “Hasan Veliqi-t” dhe Tahir Veliqit.
Për 70 vite rradhazi, ata mbeten të varrosur me të vëllaun Miftar dhe kushëririn Bilall Hoti, nën hendekun e një rruge këmbësorësh e cila të shpie për në Prekaz m’u në qendër të Lagjes Veliqi.
Fatkeqësisht, ri-varrimi nuk lejohej nga komunistët serb dhe nga shumë të tjerë shqipfolës që kishte në atë lagje!
Në moshën e rinisë halla ime e ndjerë Sherife Aliuka-Lushtaku, ishte e martuar në Prekaz në familjen e Hajrullah (Shak) Lushtaku-t, ku gjithnjë duke kaluar pranë varrit të gjyshit, ajo ndalonte aty s’a bënte lutje për shpirtin e amshueshëm dhe ndërkohë rrëfente dhe për historinë e tyre të pushkatuar nga serbët dhe dora e zgjatur e tyre, që ishin fqinjët e kobshëm (Veliq-të).
Mjerisht, n’a u deshtë të kalojnë plotë 70 vite që të realizojmë ri-varrimin e tyre, tek në muajin Korrik të vitit 2013. Ata, (Veliq-të) me një veprim famkeq dhe të planifikuar mirë nga ish- milicët dhe udb-ashët e shumtë të lagjes së tyre, ku ndër tjerash varret e dy vëllezërve Mehmet dhe Miftar Aliuka i kishin mbuluar gjurmët, e trashëgimtarëve të vërtetë të kolosit tonë kombëtar Hasan Prishtina!
Këto varreza i kishin mbuluar duke hedhur me vite të tëra pleh bagëtish, mbeturina dhe inertet të çfarëdo llojshme!… Ne, arritëm që me familjarë dhe burra pleq mbi 75 vjeç të identifikojmë këto varre, t’i eks’humojmë dhe ri-varrosim ato pas dhjetë orësh, duke i gërmuar me kazëm, lopatë, dy eskavator, bager dhe me ndihmën e një institucioni privat si grup i specializuar për ri-varrime!
Gjyshi im, si (bashkluftëtar i heroit të Kosovës, “Komandantit Plak” – Shaban Polluzha), tashmë prehu i qetë, ngaqë sot pas 71 vitesh të rënjes së komandanti të Luftës së Drenicës, ku nipi i juaj Mehmet (Feriz) Prishtina, e ‘’ri-ngjall’’ komandantin tuaj, me një punim unik të punuar me mjeshtëri nga artisti prizrenas, Shpend Thaçi!
Përderisa nesër, me rastin e ngritjes së shtatores së Mehmet (Isuf) Gradicës, para ndërtesës së shkollës në Gradicë do sjellim një portret dhe këtë unik të punuar, për nder të strategut ushtarak, heroit të kombit Mehmet (Isuf) Gradica.
Lavdi, jetës dhe veprës së “Komandantit Plak” legjendarit Shaban Polluzha, nga të tre gjeneratat e familjes Aliukaj-Prishtina, të cilët i dhuruan kombit nga dy vëllezër duke dhënë jetërat në luftëra për Liri dhe Bashkim kombëtar, si në vijim;
– Feriz dhe Ramadan Aliuka, dikur në vitin 1912 të rënë në Kryngritjet e Kosovës, në Luftën e Merdarit,
– Mehmet dhe Miftar Aliuka, në vitin 1945, të rënë në Polac tek ‘’Lagjia Veliqi’’,
– Feriz e Idriz Aliuka dhe kusherinjët Enver dhe Avdyl, të cilët ranë me heroizëm më datë, 05 Prill 1999, tek “Lugu i Bogdolit”, gjatë një lufte 4 orësh kundër horrdhive serbe në kuadër të betejave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Lavdi, jetës dhe veprës së, Shaban Polluzhës, Mehmet Gradicës, Tahir Mehës, e Adem Jasharit si dhe t’gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
LAVDI!