Ylli i Kosovës afër marrëveshjes me klubin skocez

Florent Hoti – i cili është në pritje të ftesës nga Kombëtarja U21 e Kosovës – është buzë kalimit në Dundee United, klubin nga liga elitare e Skocisë – Premiership.

Mesfushori 19-vjeçar pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin nga Tannadice.

Hoti u lind në Angli nga prindër kosovarë dhe tashmë është kontaktuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Ai pritet të ftohet nga ekipi kombëtar U21 i Kosovës muajin e ardhshëm, sapo t’i kompleton dokumentacionet e nevojshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published.