LOUISE GLUCK, POETJA AMERIKANE FITON ÇMIMIN NOBEL NË LETËRSI

Akademia Suedeze e Nobelit ka ndarë çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2020. Këtë vit, çmimi i është dhënë shkrimtares amerikane Louise Glück.
Glück ka marrë çmimin Nobel me motivacionin ” për zërin e saj të pagabueshëm poetik që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale “.
Çmimi u njoftua të enjten në një konferencë shtypi në Stokholm.
”Ajo u kurorëzua për zërin e saj karakteristik poetik, që me bukurinë e saj të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”, njoftoi Akademia Suedeze në dhënien e çmimit.

Ajo është amerikane e parë që fiton që nga Bob Dylan në 2016.

Louise Glück ka botuar 12 përmbledhje poetike dhe është nderuar më parë me Çmimin Pulitzer dhe Çmimin Kombëtar të Librit. Ajo u emërua laureate e poezisë të Shteteve të Bashkuara në 2003.

Vitin e kaluar, akademia u kritikua pasi i dha çmimin Peter Handke, një autor dhe dramaturg austriak i cili është akuzuar për mohim të gjenocidit gjatë luftërave ballkanike të viteve 1990, përfshirë masakrën e Srebrenicës, në të cilën rreth 8,000 burra myslimanë dhe djemtë u vranë.

Më poshtë vijojnë shtatë fakte që duhet të dimë për çmimin Nobel për Letërsinë dhe Akademinë:

Çmimi Nobel në Letërsi u dha për herë të parë në vitin 1901.

Që nga viti 2019, Akademia Suedeze ua ka shpërndarë atë 116 shkrimtarëve.

Çmimet nuk u shpërndanë shtatë herë gjatë periudhës kohore nga viti 1914 deri në vitin 1943.

Fituesi më i ri i ka qenë Rudyard Kipling, 41 vjeç, në vitin 1907.

Fituesi më i moshuar Doris Lessing, 88 vjeç, në vitin 2007.

Dy persona kanë refuzuar çmimin, Boris Pasternak (1958), i cili fillimisht pranoi, por më pas refuzoi për shkak të kërcënimit që përfshinte deportimin e tij nga Bashkimi Sovjetik dhe Jean-Paul Sartre (1964), i cili vazhdimisht refuzoi të gjitha nderimet zyrtare.

15 gra kanë fituar çmimin e letërsisë. Autorja suedeze, Selma Lagerloef, ishte gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel në vitin 1909. Të tjera gra fituese kanë qenë, Pearl Buck (1938), Nadine Gordimer (1991), Toni Morrison (1993), Herta Mueller (2009), Alice Munro (2013), Svetlana Alexievich ( 2015) dhe fituesja e vitit 2018 Olga Tokarczuk

Leave a Comment

Your email address will not be published.