Maqedonia e Veriut shkon në finale, Kosova kthehet e humbur

Kosova kishte shansin e artë në minutën e fundit të kohës shtesë për të barazuar me rastin e Fidan Alitit, por në fund portieri Dimitrievski e largoi në rivënje këndore. Deri në fund të ndeshjes Maqedonia e Verut arriti mirë të menaxhojë me lojën për të ruajtur rezultatin 2-1 dhe kështu siguroi kualifikimin në finalen e madhe të Ligës së Kombeve ku do të përballet me Gjerogjinë që fitoi në duelin ndaj Bjellorusisë.

Ndeshja historike në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për një vend në finalen e madhe të Ligës së Kombeve filloi me dominim e Kosovës në pesë minuta e para, duke kontrolluar mirë topin dhe duke kërkuar që të rrezikojnë portën e Dimitrievskit, por në këto momente pa konkretizuar asgjë. Rreziku i parë erdhi në minutën e 11 nga rivënja këndore kur Atdhe Nuhiu ktheu topin në pesë metërsh, por Musliu e dërgoi atë jashtë vijës fundore. Edhe pse Kosova kishte posedim të topit dhe ishte ekip më i mirë, në minutën e 16—të, pas një gabimi të mbrojtjes kosovare, Ristevski ishte i vetëm dhe dërgoi një goditje të plogësht, por që u devijua nga Benjamin Kololli, për rezultatin 1-0.

Reprezentacioni i Kosovës rikthehet në lojë në minutën e 30-të, kur pas një gabimi trashanik në mbrojtje nga portieri Dimitrievski, Hadërgjonaj shrytëzoi daljën e tij jashtë porte, për të gjetur rrjetën e zbrazët dhe të barazojë në 1-1.

Por vetëm katër minuta më vonë, përsëri mbrojtja e Kosovës dështoi. Pas një gjuajtje të lirë të Enis Bardhit, topi kaloi të gjithë mbrojtjen dhe gjeti Vellkovskin e vetmuar, i cili gjeti rrjetën e Aro Muriqit, i cili nuk arriti me gjatësinë e tij të ndal goditjen me kokë dhe Maqedonia kaloi në epërsi me 2-1.

Deri në fund të pjesës së parë asnjëra nga reprezentacionit nuk pati ndonjë rast më konkret për gol, për tu mbyllur 45 minutat e para me epërsi të Maqedonisë së Veriut 2-1. Në pjesën e dytë lojtarët e Maqedonisë së Veriut ishin në nivel më të lartë dhe krijuan më shumë raste për gol, duke kontrolluar mesin e fushës dhe duke sulmuar nga dy krahët. Në minutën e 53-, Maqedonia Veriut shënoi gol me Pandevin, por në pozitë jashtë loje më parë ishte Arijan Ademi. Rastin më të mirë e kishte në minutën e 59-t, Arbër Zeneli, i cili nga distanca gjuajti mb portën e Dimietrievskit. Në minutën e 62-të, një aksion i bukur ishte para portës së Kosovës, kur Pandev goiti nga vija e 16-t metërve, por Muriq arriti me forcat e fundit të devijoj topin në rivënje këndore. Më pas në të njejtën minutën edhe Ezgjan Alioski dërgoi një goditje të fortë, por topi u devijua nga mbrojtësit në rivënje tjetër këndore.

Në minutën e 64 Nestorovski tentoi me kokë, por edhe në këtë rast portieri kosovar, Muriq doli fitues. Edhe në minutën e 66-të, Maqedonia shënoi gol nga pozita jashtë loje, me asistim të Bardhit, por Ademi ishte ai që mbeti para mbrojtjes kosovare dhe arbitrat e anuluan edhe këtë gol. Rast të qëind për qind kishte Ezgjan Alioski në minutën e 70-t, kur pas asistimit të mrekullueshëm nga Bardhi doli vet para portës, por mbrojtës Fidal Aliti arriti që të devijon topin në rivënje këndore. Në minutën e 78-t, Alioski përsëri pati një rast të mirë për të shënuar, por Muriq ishte në krye të detyrës, më pas nga topi i dëbuar Pandev tentoi, por topi shkoi jasht portës. Përsëri në rast për gol ishte Ezgjan nAlioski në minutën e 87-të, por edhe kësaj radhe nuk arriti që të shënojë, pasi goditja e tij u devijua nga Paqarada në rivënje këndore. Kosova kishte shansin e artë në minutën e fundit të kohës shtesë për të barazuar me rastin e Fidan Alitit, por në fund portieri Dimitrievski e largoi në rivënje këndore. Deri në fund të ndeshjes Maqedonia e Verut arriti mirë të menaxhojë me lojën për të ruajtur rezultatin 2-1 dhe kështu siguroi kualifikimin në finalen e madhe të Ligës së Kombeve ku do të përballet me Gjerogjinë që fitoi në duelin ndaj Bjellorusisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.