Trump i shkruan Hotit – vlerësohen marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe SHBA-së

Prishtinë, 9 tetor – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar sot një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Përmes kësaj letre, Trumpi vlerëson, sipas tij, përkushtimin e Hotit për stabilitet në vend dhe rajon dhe rikujton se pret që marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe SHBA-së të vazhdojnë edhe më tutje.

Letrën e ka bërë publike vetë kryeministri i Kosovës përmes një postimi në “Facebook”, ku ka falënderuar presidentin e SHBA-së për përkushtimin për paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit president Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë.

Të rrojë gjatë miqësia Kosovë – SHBA”, shkruan Hoti në postimin e tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published.