Prishtinë, 9 tetor – Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin, që po zhvillohet te zyrat e AKI-së, ku dyshohet për bombë.
Gjatë këtij aksioni është arrestuar një person i dyshuar.
“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë gjendet një person i dyshuar me një veturë. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet kompetente policore, të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore. Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e shikimit të vendit të ngjarjes”, thuhet nga Policia e Kosovës.