Robin Krasniqi ka arritur ta mposht Dominic Boesel për titullin e botës IBO dhe WBA.
Boksieri ynë ka arritur ta mposht me nokaut Boeselin pas vetëm tre raundesh.
Të dy raundet e para ishin të mira për Krasniqin, që tentonte të sulmonte gjermanin.
Aty ai dha disa goditje të mira, por që kulmi erdhi në raundin e tretë.
Fillimisht pas dy goditjeve të bukura ai e rrëzoi në nokdaun, ndërsa me të ngritur Boesel në këmbë, një kombin tjetër e rrëzoi përfundimisht në tokë gjermanin.
Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampioni i parë i botës.
Ai do të mbajë titujt në IBO dhe WBA (përkohësisht).
Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje, prej tyre 19 me nokaut. Boesel para këtij takimi kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje, duke e pësuar tani të dytën në karrierë.
Boksieri shqiptar priti 15 vite për ta bërë realitet ëndrrën e tij që të jetë kampion bote. Pas meçit Krasniqi dha një deklaratë emocionuese, duke thënë se ka qarë dhe ka qeshur gjatë këtyre viteve për ta arritur qëllimin e tij.
“I uroj Dominicut rikthim të shpejtë. Jemi familje e madhe… Kjo luftë ka zgjatur 15 vjet. Kam pasur ulje dhe ngritje. Kam qarë, kam qeshur. Tani kam arritur të përmbush ëndrrat e mia”, ka deklaruar Krasniqi.
33-vjeçari ka 57 meçe të zhvilluara në boksin profesionist, ku ka marrë 51 fitore e gjashtë disfata.
Meçi ndaj Boesel ishte i treti për kampion bote në katër versionet e mëdha si WBC, WBA, IBF e WBO, por në dy herët e kaluara kishte pësuar humbje.
Triumfi i Robin Krasniqit e ka gëzuar edhe Luan Krasniqin
Ish-boksieri nga Kosova, Luan Krasniqi ka uruar bashkëvendësin e tij, Haxhi ‘Robin’ Krasniqi pas shpalljes së tij si kampion i botës në boks.
Haxhi Krasniqi ka arritur ta mposht me nokaut pas vetëm tre raundesh Dominic Boesel në meçin e zhvilluar në GETEC Arena në Magdeburg të Gjermanisë.
Ky triumf bëri që Krasniqi të fitojë titullin e botës në peshat gjysmë të rënda dhe ta marr brezat në IBO dhe WBA.
Kjo fitore e ka gëzuar edhe ish-boksierin Luan Krasniqi, i cili nuk ka hezituar ta urojë bashkëvendësin e tij.
“Urime Robin Krasniqi për fitimin e titullit kampion Bote. Një fitore spektakolare. Shumë pak e besuan që do ta arrish këtë. Ti mund të jesh shumë krenar për këtë”, ka shkruar Luan Krasniqi.