A mund ta shpëtojë botën një vaksinë e 1921-shit?

Vaksina është projektuar që të ndalojë tuberkulozin, por ka prova se mund të mbrojë trupin nga infeksione të tjera gjithashtu. Rreth 1 000 persona do të marrin pjesë në testimet klinike që do të kryhen nga universiteti i Exeter.

Kjo vaksinë është dizejnuar që të përgatisë dhe të ndryshojë shpejt sistemin imunitar. Kjo pikë u pëlqen shkencëtarë pasi mendojnë se trupi do të përgjigjet më shpejt ndaj infeksioneve.

“Ky mund të jetë një zbulim i rëndësishëm në nivel botëror”, tha John Campbell.

Qëllimi kryesor i ekspertëve mbetet krijimi i një vaksine që do të shënjestrojë vetëm koronavirusin. 10 vaksina të tilla janë në fazat e fundit të studimit klinik. /tvklan.al

Leave a Comment

Your email address will not be published.