Abazoviç mund të jetë në krye të Ministrisë së Brendshme

Kur mbeten vetëm pak ditë nga konfigurimi i qeverisë së re në Malin e Zi, mediat e vendit fqinj kanë deklaruar se Dritan Abazoviç do të jetë në krye të Ministrisë së Brendshme.

Sipas mediave malazeze, Abazoviç do të mbajë dikasteret e Sigurisë; Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe agjencitë e shërbimit sekret.

Kreu i partisë “Ura” Dritan Abazoviç arriti të marrë 4 mandate në zgjedhjet parlamentare, duke u kthyer në një faktor të rëndësishëm në formimin e koalicionit qeverisës në Malin e Zi.

Dritan Abazoviç, i lindur në Ulqin nga një familje shqiptare, nxiti mjaft debat në komunitetin shqiptar për faktin se në një intervistë televizive pati theksuar prejardhjen serbe të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Në fund të vitit të shkuar mori gradën doktor shkencash në Universitetin e Sarajevës, ndërsa pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, kontribuoi në grumbullimin e ndihmave nga Mali i Zi duke vizituar personalisht Durrësin.

NATO dhe vendet e Perëndimit kanë qenë kundër emërimit të ndonjë politikani të lidhur me Moskën në krye të agjencive të sigurisë.

Marrëveshja përfundimtare mbi programin dhe vendimet e personelit është planifikuar për 30 Tetor.

Krerët e “Demokracisë së Re Serbe dhe Partisë Socialiste të Popullit mund të jenë ëvendëskryeministra.

Kurse radikalët e Frontit Demokratik pritet të marrin nënkryetarin e Kuvendit. Megjithatë partia radikale në koalicionin që drejton kryeministri i ri, Lëvizja për Ndryshime bëri të ditur se udhëheqësi i tyre Nebojsha Medojeviç duhet të emërohet për një pozicion në sektorin e sigurisë.

Fronti Demokratik do të derjtojë ministrinë e Arsimit, ku do të emërohet serbja  Branka Boshnjak, kurse Branko Raduloviç do të emërohet ministër i Zhvillimit.

Leave a Comment

Your email address will not be published.