Si italiania milionere urdhëroi vrasjen e ish- dashurit të saj shqiptar

Mediat italiane kanë zbardhur detaje tragjike nga vrasje e shqiptarit Astrit Lamaj, të ndodhur në vitin 2013.

Kjo vrasje u zbulua 5 vite me vonë, dhe sipas hetimeve u urdhërua nga ish e dashura e shqiptarit, një italiane milionere, e cila pas ndarjes vendosi të hakmerret.

Në pranga për këtë krim, është vënë një nga të kërkuarit.

Ngjarja:

Shtetasi Salvatore Tambe, mbajti shqiptarin e palëvizur ndërkohë bashkëpunëtorët e tij, ende në kërkim, e mbytën sipas porosisë së milioneres, me fije najloni.

Me pas, trupin e viktimës e betonizuan në një vilë luksoze në Monte Gappa.

Kjo vrasje makabre u porosit për hakmarrje nga një grua e pasur e zonës së Xhenoas, 64-vjeçarja, Carmelina Sciacchitano, një tregëtare bizhuterish gjenoveze, e grabitur dhe e braktisur nga viktima, me të cilën ajo kishte pasur një marrëdhënie romantike.

Leave a Comment

Your email address will not be published.