E ftuar në emisionin “Rrugtim me Anilën” ishin Olta Murataj, studiuese e shkencave sociale dhe profesori i njohur i komunikimit akademiku Artan Fuga, I cili foli përmes Skype-it. Tema u nxit nga një shkrim i fundit i profesor Fugës me ish studenten e tij Olten, e cila ka përfunduar studimet në një nga 50 universitetet me të mirë të botës më saktësisht në universitetin e Hacettepe në Turqi, ajo ka një formim ndërdisiplinor të rrallë në Shqipëri në fushën e sociologjisë.
Murataj dhe Fuga disktuan në studio për temën e saj studimore me titull “Martesat mes vajzave shqiptare dhe burrave serbë në Sanxhak të Serbisë”. Rolet u ndërruan ish-profesori i saj u kthye në gazetar dhe Olta në doktoreshën në sociologji, por që sot ende nuk po gjen një vend pune në vendin e saj edhe pse disiplina ku ka studiuar është jo e zakontë.
“E përgëzoj doktoren në sociologji, studimi i saj është shumë interesante e temë e rrallë në Shqipëri, ajo ka vajtur në terren. Studimi I saj është Sanxhaku, ajo ka studiuar familjet që kanë qenë më një vajzë nga Shqipëria dhe një burri serb në zonat rurale, ajo shkoi atje pa asnjë paragjykim, ka vrojtuam ka intervistuar, ka marrë të dhënat demografike dhe ka parë familjet mikse me një shqiptare dhe një serbi, dihen edhe traditat, por edhe por politikat kombëtare. Studimi i saj është I rallë, jam lutur Robert Rakipllarit ta mbështeste në mediat që ai drejton, unë jam vendosur në pozitën e gazetarit për të mësuar nga Olta që është studiuese e re. Në shkencë është dija që prevalon. Unë dua që minutazhin t’ja lë asaj se studimi është i saj. Më ka bërë shumë përshtyje metodologjia e saj intervistim i thelluar, duke ndjekur historitë personale të individëve, ajo niset nga individi, në shkencat sociale shqiptare kjo mungon. Olta është drejtuar mirë e bukur, ajo ka fakte ka të dhëna të marra nga intervistimet e opinionet, janë administruar në mënyrë të përsosur. Mbi të gjitha kam vënë re ajo ka 300 faqe studim ku të dhënat janë derdhur në mënyrë koherente dhe logjike”,-tha shkruajtur prof. Fuga në Skype në emisionin “Rrugëtim me Anilën”.
E ftuar në studio Olta dha detaje se si funksionon “tregu martesor” mes grave shqiptare dhe burrave serb në Sanxhak të Serbisë, foli për moshën e vajzave dhe grave shqiptare që pranojnë të martohen me serbë si dhe sqaroi arsyen përse studimi i saj u fokusua pikërisht tek kjo temë.
“Unë po kërkoja diçka që letërsia nuk ma ofronte, unë doja të shikoja shoqërinë ashtu siç është, doja ta rrëfeja si ta shikoja unë në terren, prandaj kalova nga letërsia në sociologjia, ndërthurja mes tyre ishte e jashtëzakonshme një gur i çmuar për mua. Ky studim është mbi martesat ndërkulturore mes grave shqiptare dhe burrave serb. Në Shqipëri këto martesa i ka bërë pas viteve 90’. E veçanta e këtyre martesave është vëmendja që këta partnerë i kushtojnë roleve gjinore. Serbët nisen nga fakti se gratë janë punëtore, bëjnë fëmijë, janë shtëpiake. Ata nisen nga këto, ata marrin një dakortësi nga gratë për të plotësuar këtë rol, nga ana tjetër gratë shqiptare është në kërkim t një burri, pra të dyja palët janë në kërkim të një modeli tradicional. Në martesë ka kulture, ka gjuhë, ka besim fetar, këto gra kanë një rrugëtim të gjatë e të vështirë. Këto gra nuk dinë asnjë fjalë në gjuhën serbe, është një perde e zezë që duhet të hapet çdo ditë, sa i takon besimit fetar, këto gra janë të besimit katolik apo mysliman, por serbët janë ortodokse, gratë shprehin pengjet në zemrat e tyre pasi janë konvertuar. Pe një burrë serb merr këtë indicia për të kërkuar një grua në Shqipëri, unë udhëtova në veri të Shipërisë, tre muaj mu desh të punoja për ketë teme. 72 gra shqiptare kam intervistuar dhe mbi 50 burra serb. Më shumë ishte e vështirë tek intervistimi i grave, kishin frikë nga kamera, pyetja që më bëhet mua është kjo po pse nuk ka djem shqiptarë që ato ikin e martohen me serbë? Jo nuk ka djem shqiptarë në zonat rurale se ata kanë shkuar në emigrim. Unë kam angazhime, temën time të doktoraturës dua ta sjell në gjuhën shqipe, kam aplikuar në UT në departamentin e sociologjisë dhe jam duke pritur një përgjigje nga atje”,-u shpreh dr.Olta Murataj në studion e “Rrugëtim me Anilën”.
Gratë serbe kanë braktisur fshatrat, në vend të tyre po vijnë shqiptaret
Pjesë nga studimi i dr. Olta Murataj për temën e saj studimore: “Martesat mes vajzave shqiptare dhe burrave serbë në Sanxhak të Serbisë”.
“Burrat serbë zgjedhin të qëndrojnë në fshat në tokat që zotëron familja e tyre, për t’u kujdesuar për tokën, bagëtinë dhe prindërit e moshuar. Gratë serbe kanë braktisur fshatrat për një jetë më të mirë drejt qyteteve, duke refuzuar martesën në zonat rurale. Me shumë pak gra të mbetura në fshatra duket tepër e vështirë që burrat të mund të gjejnë bashkëshorte për të formuar familje. Kërkesa e tyre për martesë ka çuar në krijimin e një “tregu martesor” midis këtyre dy vendeve. Po ashtu, edhe fshatrat në Shqipëri po shpopullohen me shpejtësi, por, janë kryesisht burrat që largohen jashtë vendit për të gjetur punë dhe gratë mbesin pas. Në këtë mënyrë bëhet e vështirë për gratë shqiptare, sidomos në zonat rurale, të gjejnë partner për martesë. Bazuar nga rrëfimet e pjesëmarrësve burra dhe gra, kam arritur të veçoj arsyet thelbësore që kanë shtyrë palët të kalojnë kufirin në kërkim të partnerit të jetës. Këta disa arsye thotë studiuesja që sipas burrave serbë janë: (1) mungesa e vajzave në vendin ku jetojnë, (2) refuzimi i grave serbe të martohen dhe të jetojnë në fshat, (3) “e dëgjuar nga të tjerë” se gratë shqiptare janë gra të lidhura me shtëpinë, që krijojnë familje, bëjnë mbi dy fëmijë, kujdesen për bashkëshortin dhe familjen e tij, pranojnë të jetojnë në fshat, bëjnë punët brenda dhe jashtë shtëpisë, nuk kanë shumë pretendime dhe nuk shpenzojnë shumë para, (4) mosha e tyre për t’u martuar, (5) nevoja për të krijuar familje, (6) dëshira për të pasur fëmijë dhe, (7) frika e të plakurit vetëm”.
Skllavërimi i femrës shqiptare përmes martesave me serbë!
Fenomen i pa zakontë ndër shqiptar i shfaqur në kohët e fundit në trevat nga Shqipëria e sidomos ma i theksuar në Shkodër. Të gjitha vajzat e Malësisë së Madhe dhe ato të Shkodrës që janë martuar me serbë, burrat që ato i marrin pothuajse të gjithë të sëmurë psiqikisht, ish paramilitarë, ish-policë, invalid luftërash të ish-Jugosllavisë, të verbër, shurdh-memec, pleq dhe varfanjak, ku shumica prej tyre jetojnë jashtëzakonisht në kushte të vështira socio-ekonomike dhe larg qyteteve kryesore, zakonisht në fshatra të thella malore.
– Martesat e shqiptareve me serb, shtypi serb i publikon me cinizëm dhe një fare mënyre me tendence që shumë vajza të reja martohen me serb të shtyre në moshë , të mbetur mbas dore , sipas tyre vajzat e reja nga Shqipëria po martohen me ta nga varfëria , duke krijuar familje dhe duke lindur fëmije me qellim te ripopullimit të atyre zonave që janë braktisur kaherë nga vet serbët!?
-Këtij shtypi sikur i japin një krah të fort edhe mediat shqiptare siç duket ne lajthitje me kodin shqiptare, duke zhvilluar edhe reportazhe dhe kronika televizive por edhe informata të pa dobishme nën ndikimin e shtypit dhe propagandës serbe , ku këto femra shumica janë me prejardhje sllave nga koha e sistemit monist të Enver Hoxhës mësuan shqipen, prandaj ajo dukuri sot po quhet sikur martesa normale nga disa pseudogazetar të cekët pa i definuar gjërat cenojnë nderin , traditën dhe karakterin tonë të femrës shqiptare!
-Ja një shembull i një artikulli Tiranë 01. korrik!
–Serbët me 3 mijë euro e nxejnë krevatin me nuse shqiptare,
Shqipëria me 150 dhëndurë serbë ose më e “pasur” për 450 mijë Euro!
Dhjetëra të rinj serbë për çdo muaj martohen me shqiptare të reja nga zonat veriore të Shqipërisë. Për një nuse shqiptare paguhen 3 mijë euro dhe të njëjtin fat e ka pasur edhe serbi Predrag Gjokoviq, 27 vjeç, nga fshati Davidoviq në Serbi, i cili u martua me Anila Prendi nga Tirana. Në këtë zonë serbe, theksojnë mediet, nuk ka pasur martesa të tilla, mirëpo tashti, siç thuhet, mbi 900 të rinj janë të gatshëm të martohen me nuse shqiptare.
Predragu ka theksuar se deri tek interesi për martesë me nuse shqiptare ka ardhur pas leximit të shpalljeve në gazeta dhe se ai ndërmjetësuesit apo shkuesit i ka paguar mbi 2 mijë euro për t’ia gjetur nusen, ndërsa për tri herë me radhë ka qenë në Shqipëri dhe ka takuar familjen e nuses së tij, me të cilin kanë bërë dasmë.
-Lume Miliçeviq është shqiptarja e ve, të cilës burri i kishte vdekur disa vite më parë, mirëpo ajo kishte vendosur të mbetet në Serbi. Ajo njihet si shkuese apo ndërmjetësuese për martesat. Lumja vazhdimisht organizon udhëtime dhe vizita të rinjve serbë nga zonat rurale serbe drejt Shqipërisë, ku atje ajo grumbullon vajza dhe familje të interesuara për martesa. Më pas ndërmjetësuesja organizon edhe vizitën e prindërve të vajzave në Serbi, për të parë se ku do të jetonin vajzat e tyre.
Pamje e “shqiptareve” me prejardhje serbe të martuara me njerëzit e gjakut të vet! Propagandohen si shqiptare me çka po ofendohet dhe cenohet flamuri , karakteri dhe nderi shqiptar me shekuj!Ngritja e tre gishtërinjve është një simbol i ekstremistëve serb qe në shenjë revolte e shprehnin mllefin e vet kundër shqiptarëve. . Edhe kjo pamje nuk është diçka e jashtëzakonshme pasi këtu janë bashkuar sllavet me banim në Shqipëri me vëllezërit e vet serb në Serbi,por publikimi si shqiptare tingëllon shumë keq edhe ne arenën ndërkombëtare ku aludohet qe nga skamja,vajzat nga Shqipëri pajtohen edhe me armikun shekullor te martohen etj “kësaj i thuhet një shpatë me dy teha” !
–Organizata “Rashka e Vjetër” organizon dhe ndërmjetëson falas për martesa dhe udhëtimet e serbëve në Shqipëri.
Vetëm në zonën e Rashkës, Peshterit, Golijas, Javorit dhe Jadovikut janë martuar mbi 150 shqiptare me serbë dhe ato deri tani kanë krijuar familjet e tyre me shumë fëmijë. “Veçernje Novosti” shkruan se deri në vjeshtë pritet të bëhen mbi 50 martesa të reja me nuse shqiptare. Vetëm një martesë rezulton e pafat, pasi që burri serb ishte pijanec dhe gruaja e tij shqiptare ka ikur me një serb tjetër. Organizata “Rashka e Vjetër” organizon dhe ndërmjetëson falas për martesa udhëtimet e serbëve në Shqipëri.
Kjo organizatë bën të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë biznes, por vetëm për aktivitet human për mosboshatisjen e fshatrave serbe. Sipas tyre, deri tani ajo ka bërë 300 martesa midis serbëve dhe shqiptareve. Në Shkodër ekziston agjencia e cila ndërmjetëson për martesat dhe serbët paguajnë mbi 3-4 mijë euro për një nuse shqiptare. ”Po i ringjallim fshatrat, thotë Miomir Kovaçeviç, kryetar i bashkisë Budevu,pas tri dekadash, ne ri-hapem shkollën ,dhjetëra nuse shqiptare kanë lindur fëmijë dhe është “hapur shkolla sërish”, theksoi zyrtari serb sipas transmetimit nga agjencia Ina.
-Ne disa vende rurale serbe thekson shtypi serb lidhin martesën burrat serb në mosha 45-50 vjeçare që nuk kanë mundur të martohen për shkak te kushteve të vështira!
Teneqexhi Jovanovic Dragisha (47) u martua me Mariane Dedaj (26) nga fshati Keçeri në veri të Shqipërisë një diferencë absurde qe për nga mosha mundet me qene edhe fëmijë i tij . Një gjë e pa pranueshme dhe e pa kapshme një teneqexhi, një plak në krahasim me atë vajzë të quajtur Mariana Dedaj. Këtu duket se shteti serb është në organizim duke i lënë një hije të keqe Shqipërisë , duke linçuar propagandë antishqiptare se shqiptaret po i shesin femrat e veta, ku kjo propagandë mos të harrojnë as “Qeveria e Salih Berishës” nuk mbetet pa ndëshkim dhe konsideroj se ngelet një njollë e forte për Shqipërinë qe te jete ne mesin e familjeve Evropiane.
-Vetëm në rajonin e Rashkës, Golija Rogozna, Panje dhe Jadovnik më shumë se 150 grave shqiptare u martuan me serbë dhe tani ato kanë lindur më shumë se njëqind fëmijë. Me këtë vjeshtë, pritet që të organizohen të paktën 50 dasma tjera thekson shtypi serb.
–Organizatat dhe agjencitë shqiptaro -serbe bëjnë keqpërdorimin e varfërisë në Shqipëri
Shtypi shqiptar sikur i nxit edhe ma tutje ketë fenomen të shëmtuar dhe denigrues që nga një hasmëri shekullore të harrohen tragjeditë e popullit shqiptare, që pësoj nga terrori serb,bile shqiptarët e Kosovës akoma janë duke i shëruar plagët e luftës së fundit, nga një numër i madh i te pa gjeturve në mesin e tyre edhe i madhi Ukshin Hoti. Shqiptarët e Kosovës janë akoma të cenuar edhe pas aneksimit të një krahine të madhe shqiptare të Toplicës pothuajse sa Kosova e sotme para 130 vjetësh,absurd nga të zgjedhurit e Kosovë në bisedimet aktuale kurrë nuk u shkon mendja qe ti qesin si parakusht Serbisë atë masakër për dëmshpërblim dhe kthyerjen e territorit por me një polikë qyqare po na e kanosin copëtimin e Kosovës serish !? I kthehemi prapë temës prandaj lind pyetja se si mund të jetë një fenomen aq brutal me krijua miqësi , dashuri , si viktimë e mos funksionimit të ligjit në Shqipëri.
Çka do të thotë se një numër i madh i përbashkëta kriminel serbo -”shqiptarë” kanë krijuar edhe agjenci në Shkodër dhe vendbanimet rurale ku mbretëron një varfëri e theksuar dhe i detyrojnë vajzat me martesë te dhunshme pos atyre sllave që theksuam ma lart, edhe vajzat shqiptare të besimit katolik ma e shprehur.
Po krijohet edhe një plagë e rëndë në popullin shqiptar. Agjencitë të ngjashme janë formuar edhe në Serbi por aty këtu edhe në Kosovë që janë duke operuar dhe cenuar mjaft rënd moralin dhe karakterin e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar në tërësi. Sipas shtypit serb atje ka dorë edhe aparatura shtetërore serbe qe i financon agjencitë qe këto shërbime t’i kryejnë edhe falas, ti popullzoj serish ato vendbanime qe qenkan braktisur nga mungesa e kushteve. Vetvetiu njeriu e vret mendjen se si Serbia po ka qasje aq te shpejta ne interesin e popullatës se vet ndërsa organet shqiptare nuk e shohin të udhës se paku ta gjykojnë rastin pa kurrfarë finance , pa investime për ta ruajtur nderin e femrës shqiptare. Këtu shihet se organizatat dhe agjencitë shqiptaro -serbe aty këtu bëjnë keqpërdorimin e varfërisë në Shqipëri ku nen ndikimin e propagandës dhe mashtrimeve të tyre i nënshtrohen edhe ndonjë vajzë shqiptare këtij fenomeni aq brutal duke i shitur si bagëtinë në treg!
–Ku janë organet shqiptare dhe përse heshtin?
Turpi i shfaqur përmes këtyre martesave po heshtet nga organet kompetente të Shqipërisë dhe nga vet qeveria e Shqipërisë, ku përmes këtij shkrimi shfrytëzoj rastin qe tu bëjmë ftesë dhe tu rikujtojmë të dy qeverive të Shqipërisë dhe te Kosovës qe ta ndërpresin sa ma shpejt këtë dukuri negative se populli shqiptare nuk duron aq fyerje brutale për kurrfarë çmimi aq ma pak kundër shpirtshiturve qe i udhëheqin ato agjenci duke e shitur mishin e femrës shqiptare, aq brutalisht në formë jo njerëzore ku është e rrugës që shteti shqiptar ti arrestoj ata “njerëz mafioz “qe po i mihin varrin Shqipërisë edhe përmes këtij fenomeni të lig dhe ç’njerëzor!…
Vajzat serbe: Nuk martohemi me djem shqiptarë
Shumë vajza shqiptare nga Shqipëria kanë shkuar në Serbi, ku janë martuar dhe kanë kontribuuar per shtimin e popullatës serbe, por një gjë të tillë kurrë nuk do ta bënin vajzat serbe. Ato thonë se kurrë nuk do të pranonin të martoheshin apo të bashkëjetojnë me shqiptar.
Së fundmi, mediat serbe kanë organizuar një sondazh me qytetarët e kryeqytetit serb, Beogradit, me temën “A do të martoheshit me një grua shqiptare, apo me një mashkull shqiptar”?
Megjithëse, disa prej të anketuarve pranuan se dashuria nuk njeh religjion, racë apo kombësi, shumica prej tyre ishin kategorikisht kundër martesave me femrat shqiptare, posaçërisht me meshkujt nga Kosova.
Kujtojmë edhe sipas hulumtimit të kryer nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara të vitit 2014, pjesa më e madhe e serbëve nuk janë të gatshëm që të punojnë së bashku, apo të jetojnë me shqiptarët, përkatësisht pothuajse asnjë femër nuk është e gatshme që të martohet me një mashkull shqiptar.