Zbulimi amerikan: Rusia, Irani kanë në dorë të dhëna të votuesve amerikanë

Zyrtarë të inteligjencës amerikane shprehen se Irani është përgjegjës për dërgimin e postave elektronike kërcënuese që synojnë të frikësojnë votuesit amerikanë dhe të shkaktojnë trazira në shumë shtete.

Teherani dhe Moska thuhet gjithashtu se kanë marrë të dhëna për regjistrimin e votuesve me qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA.

“Të dhënat mund të përdoren nga aktorë të huaj për t’u përpjekur të japin informacione false për votuesit e regjistruar. Ata shpresojnë të shkaktojnë konfuzion, kaos dhe të minojnë besimin në demokracinë amerikane. Për këtë qëllim, ne tashmë kemi verifikuar Iranin që dërgon e-mail të falsifikuar për të frikësuar votuesit, për të nxitur trazira sociale dhe për të dëmtuar Presidentin Trump”, është shprehur John Ratcliffe, drejtor i shërbimeve amerikane të zbulimit.

Drejtori i inteligjencës nuk e specifikoi se çfarë i është shkaktuar presidentit Trump, por zyrtarët kanë nisur të deklarojnë dhe të sigurojnë votuesit se sistemi zgjedhor në SHBA mbetet i sigurt.

Agjencitë e inteligjencës amerikane arritën në përfundimin se hakerat e mbështetur nga Kremlini ishin prapa një përpjekjeje për të minuar garën presidenciale të Hillary Clinton 2016, duke përdorur sulme kibernetike dhe lajme të rreme të shpërndara në mediat sociale.

Leave a Comment

Your email address will not be published.