Moska autorizon hapjen në Serbi të një zyre të Ministrisë së Mbrojtjes

Urdhri i qeverisë ruse, i dates 15 tetor dhe i nënshkruar nga Kryeministri Mishustin, tha se kreu i zyrës së propozuar do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve ushtarake dhe teknike mbi bashkëpunimin ruso-serb

Rusia ka autorizuar ministrinë e saj të Mbrojtjes për të hapur një zyrë në Serbi, ndërsa Moska synon të zgjerojë lidhjet ushtarake me aleatin e saj tradicional të Ballkanit.

Serbia muajin e kaluar pezulloi stërvitjet ushtarake me trupat e huaj për gjashtë muaj, duke dhënë si arsye presionin nga BE për t’u tërhequr nga stërvitjet e përbashkëta me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Urdhri i qeverisë ruse, i dates 15 tetor dhe i nënshkruar nga Kryeministri Mishustin, tha se kreu i zyrës së propozuar do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve ushtarake dhe teknike mbi bashkëpunimin ruso-serb.

Serbia po shpalos një akt balancues midis ambicies së saj për t’u bashkuar me BE dhe lidhjeve tradicionale me Rusinë dhe Kinën, të cilat mbështesin refuzimin e saj për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Leave a Comment

Your email address will not be published.