Shpërthimi i fuqishëm trondit Turqinë, dyshohet sulm terrorist

https://twitter.com/i/status/1320802324185600000

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar këtë të hënë në Turqi,në qytetin Iskenderun, që ka tronditur vendin.


Mediat turke bëjnë me dije se fillimisht dyshohet se ka qenë një person që ka shkëmbyer zjarr me policinë, e më pas ka hedhur veten në erë me bombën që kishte të lidhur në trup.
Megjithatë ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me arsyen e shpërthimit.

Tashmë në media po qarkullon edhe fotoja e personit që dyshohet të ketë hedhur veten në erë. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa ende nuk ka një informacion të qartë nga autoritetet në lidhje me shpërthimin.

Shpërthimi i fuqishëm u dëgjua në pjesën më të madhe të qytetit, për këtë ekpiet e policisë bën thirrje që qytetarët të futen brenda në shtëpive të tyre.

Leave a Comment

Your email address will not be published.