Super stërvitja, 8 mijë trupa amerikanë do të dislokohen në Shqipëri

Në vitin e ardhshëm që përkon dhe me zgjedhjet në Shqipëri rreth 8 mijë trupa ushtarake amerikane do të dislokohen në Shqipëri. Lajmin e ka dhënë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në fjalën që ka mbajtur në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku ka paraqitur buxhetin për vitin e ardhshëm, shkruan gazeta Shqip

Trupat e ushtrisë amerikane do të dislokohen në disa reparte të ushtrisë shqiptare në vendndodhje të ndryshme.

Ministrja nuk e dha kohën se kur do të zhvillohet kjo stërvitje, por u shpreh se ishte stërvitja më e madhe që kishte kryer ndonjëherë. Sakaq Defender 2020 e parashikuar për në muajin mars 2020 në pjesën e Europës Lindore dhe Qendrore u anulua për shkak të shpërthimit të Covid-19.

“Dua të ndaj me ju disa detaje lidhur me një nga stërvitjet më të mëdha, që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Stërvitja Defender-2021, një stërvitje dypalëshe me SHBA;është e para e këtij lloji në vendin tonë dhe do të marrim pjesë mbi 8.000 trupa amerikane, që do të dislokohen në disa rajone të vendit dhe në disa reparte të Forcave tona të Armatosura. Për më shumë detaje,nëse jeni të interesuar, kam në krah dhe shefin e SHPFA, i cili mund të ndalet dhe më teknikisht nga ana operacionale”, tha Xhaçka në komision.

Ministrja e Mbrojtjes theksoi se për vitin e ardhshëm buxheti i ushtrisë do të shkojë në 1.46% të PBB-së, duke e rritur atë pas kërkesës që u bë nga Samiti i NATO-s në Uellsit, ku Presidenti amerikan Donald trump i kërkoi vendeve anëtare të rrisin buxhetet që të kapnin shumën e 2% të prodhimit të Përgjithshëm Bruto.

“Edhe ky buxhet vazhdon trendin e rritjes si në vlerë nominale, ashtu edhe si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto.Pra, nëse për vitin 2020 kishim një buxhet sa 1,46 % e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), për vitin 2021 buxheti shkon në 1.5% të PBB, çka është në përputhje të plotë me objektivat dhe angazhimet tona në Samitin e Uellsit për ta çuar atë në 1,75% në vitin 2022, dhe 1,85% të PBB në buxhetin e vitit 2023”,  tha Xhaçka.

Super stërvitja/ 8 mijë trupa amerikanë do të dislokohen

Në terma nominalë, buxheti i vitit 2021 ka një rritje me rreth 2,7 miliard lek ose 11,8% krahasuar me planin e vitit 2020.

Ministrja tha se “rritja e buxhetit dhe arsyeja përse aleatët këmbëngulin në rritjen e buxhetit për të arritur eventualisht në 2% të PBB, nuk është një qëllim në vetvete. Mënyra sesi shpenzohen dhe produktet për të cilat përdoren këto para është thelbësore”.

Trupat shqiptare do të vijojnë misionet jashtë vendit; në Afganistan, në misionin “ALTHEA” në Bosnje-Hercegovinë, në misionin KFOR të NATO-s në Kosovë; në operacionin ushtarak të NATO-s “Enhanced Forvvard Presence– eFP” në Letoni, në misionin e OKB në Sudanin e Jugut, si dhe në misionin e NATO-s në Irak, por dhe në Ngushticen e Hormuzit(kufi me Iranin) në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

https://www.gazeta-shqip.com/ne-fokus/super-stervitja-8-mije-trupa-amerikane-do-te-dislokohen-ne-shqiperi-6980

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.