Rusia po ndërton një hekurudhë në Serbi dhe një gazsjellës që kalon në këtë vend. E pikërisht në çështjen e gazit pritet që të ketë një përplasje, pasi qeveria po bën përpjekje që të heqë kreun e Serbijagaz që është një nga njerëzit më të afërt të Moskës dhe me lidhje të fortë në Gazprom.
Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov ka ndërmarrë një nismë për të vizituar urgjent Beogradin ndërkohë që nuk e kishte planifikuar. Ai këtë javë ishte në Bosnjë, në një vizitë zyrtare të përgatitur prej kohësh. Kjo ka sjellë që mediat serbe të hamendësojnë që ka një zhvillim “blic” që ndihmohet nga marrëveshja që u firmos në Uashington ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësinë e Presidentit Trump, transmeton gazeta Shqip.
Lavrov mbërrini në Beograd të mërkurën pasdite, ku do të qëndrojë edhe të enjten. Aleksandar Boçan-Kharçenko, ambasadori rus në Beograd i tha Tanjugut se do të ketë një vizitë në Kishën e Shën Savës, ku Rusia ka financuar veprën por edhe ka sjellë ekspertët nga Moska për ta ndërtuar.
“Pa prishje të marrëdhënieve”! Cili është fokusi i vizitës së Lavrov në Serbi?
Siç e konfirmon ambasadori rus, Lavrov në beograd do të ketë si kryetemë Kosovën, ndërkohë që nuk do ta ketë më “delfinin” e tij si ministër të jashtëm, Ivica Daçiçin, për arsye se ai është zëvendësuar me Nikola Selakoviç.
“Kjo vizitë nuk ishte planifikuar, por ka shumë ngjarje të rëndësishme që Ministri Lavrov do të marrë pjesë, si dhe çështje që kërkojnë një bisedë të nivelit të lartë, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet tona dypalëshe”, tha Bocan-Kharchenko për Tanjug.
“Lavrov do të takohet gjithashtu me Patriarkun e Shenjtërisë së Tij Irinej, ashtu siç ka pasur sa herë që viziton Beogradin. Kjo reflekton respekt të madh për patriarkun dhe është domethënëse, mbi të gjitha, për shkak të të gjitha tundimeve aktuale për Ortodoksinë dhe për shkak të marrëdhënies midis Kishave Ortodokse Serbe dhe Ruse si dy kishat më të afërta “motra”, tha ambasadori.
Ai shtoi se Lavrov do të hapë monumentin “Zjarret e Përjetshme” në varrezat e Çlirimtarëve të Beogradit si pjesë e kremtimit të 75 vjetorit të Fitores së Madhe në Luftën e Dytë Botërore.
“Kjo do të theksojë se vendet tona janë të bashkuara në pikëpamjen se është e nevojshme për të ruajtur të vërtetën historike dhe se është e papranueshme të rishikohen ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore dhe roli i Bashkimit Sovjetik, dmth Ushtrisë së Kuqe, në çlirimin e Evropës nga pushtuesit nazist”, tha Bocan-Kharchenko. Beogradi është një nga qytetet që është çliruar nga ushtria sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Rusia po ndërton një hekurudhë në Serbi dhe një gazsjellës që kalon në këtë vend. E pikërisht në çështjen e gazit pritet që të ketë një përplasje, pasi qeveria po bën përpjekje që të heqë kreun e Serbijagaz që është një nga njerëzit më të afërt të Moskës dhe me lidhje të fortë në Gazprom. Pikërisht nga konsorciumi i madh rus është folur se kanë dalë shumë të mëdha parash për të financuar politikën në Serbi për të blerë influencën.