Duhet qendrim i prerë që Kosova nuk bisedon për rendin e vet kushtetues me asnje shtet tjeter. Ajo ka sistemin me te avancuar per mbrotjen e komuniteteve joshumice ne Evrope qe shtete si Franca dhe Gjermani mundet vetem ta shohin ne enderra. A keni degjuar ndonjehere Merkel ose Macron te flase per shpopullimin e shqiptareve te Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit nga Serbia gjate kohes qe dialogu vazhdon?
Nga Roland GJONI
Meqenëse jemi ende në kohë, 3-4 pika shume shkurt rreth sfidave të ardhshme te Kosovës.
1. Dialogu i kryesuar nga Lajçak vazhdon të ndërtohet mbi parimin “Të kompensohet Serbia pa njohje dhe me koncesione shtese ne dem te shtetesise se Kosoves”. Per momentin kerkese kryesore e Gjermanise, e cila ka ndikimin me te madh tek Miroslav Lajçak, është Asosacioni me kompetenca ekzekutive edhe nëse duhet prekur Kushtetuta e Kosovës.
2. Qëndrimet e fundit të ish Kryeministrit Mustafa dhe ai i mëhershmi i Presidentit Thaçi janë të drejta por me luhatjen dhe dorëzimin para presioneve te BE-së dhe ShBA-ve, udhëheqesit e Kosovës po ia dobesojnë shtetesinë Kosoves. Shpesh e bejne për interesa vetjake dhe dorëzohen kollaj kur u rrezikohet pozita.
Duhet qendrim i prerë që Kosova nuk bisedon për rendin e vet kushtetues me asnje shtet tjeter. Ajo ka sistemin me te avancuar per mbrotjen e komuniteteve joshumice ne Evrope qe shtete si Franca dhe Gjermani mundet vetem ta shohin ne enderra. A keni degjuar ndonjehere Merkel ose Macron te flasë per shpopullimin e shqiptareve te Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit nga Serbia gjatë kohës qe dialogu vazhdon?

3. Kosova duhet te jete e gatshme te terhiqet nga dialogu nese ka presion per Asosacionin. Megjithëse Thaci dhe Mustafa e kanë nenshkruar detyrimin per Asosacion, Gjykata Kushtetuese ka thënë qartë se ose mundet te ekzsitoje Kosova ose Asosacioni, por te dyja bashke nuk realizohen dot. Dmth. çdo qeveri që tenton ta kaloje Asosacion jo vetem qe do bie shume shpejt por do jete shkaktare e trazirave te dhunshme brenda Kosovës dhe në rajon.
4. Me Serbinë madje s’do duhej diskutuar aspak pa u zhvarrosur mbi 1000 trupa civilësh shqiptar që mbahen të fshehura ne rreth 15 lokacione brenda territorit te Serbisë.