Bastiset shtëpia e Thaçit

Vetura të shumta të Policisë së Kosovës janë parë në mëngjesin e së premtes pranë shtëpisë së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Ka nisur tashmë bastisja e shtëpisë e ish presidentit të vendit Hashi  Thaçi.

Një ditë pas transferimit të Thaçit në Hagë, policia e EULEX-it kanë zbarkuar në shtëpinë e Thaçit.
Ndërkohë, në shtëpinë e Thaçit ka mbërrijtur edhe deputeti Abelard Tahiri, i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit për vite të tëra.

Forca të EULEX-it kanë hyrë para pak minutash edhe në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ende nuk dihet nëse aty ata do të kryejnë bastisje apo cila është arsyeja e pranisë së tyre në selinë e PDK-së.

Leave a Comment

Your email address will not be published.