Melania Trump ka kërkuar nga Donald Trump ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe humbjen nga Joe Biden.
Rrethi i ngushtë i Presidentit Donald Trump ka filluar të ndahet në lidhje me refuzimin e tij të vazhdueshëm për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, pasi Jared Kushner dhe zonja e parë Melania Trump e këshilluan atë që të pajtohet me fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, djemtë e tij të rritur e shtyjnë atë dhe aleatët për të vazhduar presionin. Kushner, dhëndri i Presidentit dhe këshilltari i lartë, i është afruar atij për të pranuar rezultatin, thanë dy burime për CNN.
Zonja e parë, sipas një burimi të veçantë të njohur me bisedat, ka thënë privatisht se ka ardhur koha që ai të pranojë humbjen e zgjedhjeve. Ndërkohë, dy djemtë e rritur të Trump, Donald Jr dhe Eric, u kanë kërkuar aleatëve të vazhdojnë presionin dhe ata kanë shtyrë republikanët dhe mbështetësit të refuzojnë publikisht rezultatet edhe kur CNN dhe media të tjera projektuan fitoren e Biden të shtunën.
Projeksionet sapo e shpallën humbës të zgjedhjeve presidenciale për mandatin e dytë, por Donald Trump mund të humbasë dhe gruan.
Është i famshëm momenti i Melania Trump kur shpërtheu në lot në vitin 2016 kur bashkëshorti i saj u zgjodh president, me një prej miqve të saj që tregonte se “Ajo nuk e priste që Donald të fitonte”.
Ajo qëndroi më shumë se 5 muaj për t’u zhvendosur nga Nju Jorku në Uashington me justifikimin se djali i tyre Barron duhet të përfundonte vitin shkollor.
Por ish ndihmësja Stephanie Wolkoff tregon se Melania po negocionte një marrëveshje post-martesore për t’i krijuar mundësinë Barron që të përfitonte një pjesë nga pasuria e Trump. Wolkoff gjithashtu shprehet se Melania dhe Donald qëndronin në dhoma të ndara në Shtëpinë e Bardhë.
Një tjetër ndihmëse, Omarosa Manigault Newman shprehet se martesa 15 vjeçare mes çiftit kishte mbërritur në fund të saj dhe se Melania ishte duke numëruar çdo minutë që të divorcohej pasi ai të largohej nga detyra.
“Nëse Melania do të përpiqej ta linte ndërsa ai ishte ne detyre, Donald do ta gjente një mënyrë për ta ndëshkuar atë”, shkruan Newman.