Hashim Thaçi del në gjykatën e Hagës: Deklarohem i pafajshëm plotësisht!

 Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi komentoi sot në Gjykatën e Hagës akuzat e ngritura ndaj tij dhe ish-drejtuesve te UÇK për krime lufte.

 

Hashim Thaçi u pyet nga gjyqtari nëse i ka lexuar akuzat ndaj tij dhe si i komentonte ato, por ish-Kreu i shtetit të Kosovës deklaroi i prerë se i hedh poshtë të gjitha këto pretendime.

”I kam dëgjuar, i kam lexuar akuzat dhe i hedh poshtë të gjitha. Akuzat janët krejt të paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht!”, tha shkurtimisht Hashim Thaçi.

Gjyqtari: Ju nuk mund të mbroni vetën, pasi jeni në i paraburgosur. Administratorja më informon që keni emëruar një avokat. Mbrojtësi konfirmon detyrën. Jam i kënaqur që konfirmohet mbrojtja.

Brenda 30 ditësh nga data e sotme do të thirreni për të pranuar fajësinë, apo të konfirmoni pafajësinë për secilën nga akuzat. Desh t’ju pyes nëse keni pasur mundësi ti diskutoni akzuat në akt akuzën e ngritur me avokatin tuaj?! Jeni i gatshëm ta bëni sot? Nëse po mund ta thoni kur të vetëdeklaroheni?

Hashim Thaçi: Akuzat janët krejt të paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht!

Gjyqtari: Pra po deklaroheni pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës?

Hashim Thaçi: E thash, akuzat janë krejt të paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës?

*****

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është paraqitur për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi më 5 nëntor u konfirmua aktakuza ndaj tij.

Përveç Thaçit, Specialja ka konfirmuar aktakuzën edhe ndaj tre pjesëtarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit.

Gjyqtari: Ju akuzoheni për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, krim lufte, akte të tjera cnjerëzore, trajtim mizor si krim lufte, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme si krim lufte dhe zhdukje me forcë e personave .
Këto krime u kryen në vitet 98-99, në disa vende, Llapushnik, Drenas, Ferizaj, Gjilan, Jabllanicë, Skënderaj, Malishevë, Klinë, Novobërdë, Prizren dhe Viti, në Kukës e Cahan në Shqipërinë Veriore.

Përveç Thaçit, Specialja ka konfirmuar aktakuzën edhe ndaj tre pjesëtarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit.

Në aktakuzën e konfirmuar për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

 Avokati i Hashim Thaçit: Ku janë akuzat për shtëpinë e verdhë?!

David Hooper, avokati i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi sot para Gjykatës së Hagës se në akt-akuzat ndaj ish kreut të shtetit nuk ka asnjë pretendim për “trafikun e organeve’ apo për “Shtëpinë e  Verdhë”.

Pala mbrojtëse tha se janë ngritur akuza të rënda nga libri i Carla Del Ponte, më pas në Raportin e Dick Martin, por sipas tij asnjë nga këto pretendime nuk reflektohet në akuzat e Prokurorisë.Avokati i Hashim Thaçit tha se ai do të kërkojë që ish-Presidenti të lirohet nga burgimi dhe se ai nuk përbën rrezik për t’u larguar jashtë vendit. Sipas tij Hashim Thaçi s’ka penguar ngritjen e Gjykatës Speciale, madje duke e përkufizuar atë si “mamia” e kësaj nisme të Komisionit Europian.

“Ku janë pretendimet për vjedhjen e organeve njerëzore? Dhe historia e Shtëpisë së Verdhe që ishte kaq e rëndësishme në nxitjen për krijimin e kësaj gjykate?

Duke ndjekur atë gjysme faqe dramatike në librin e Carla Del Ponte dhe që u shoqërua më pas në raportin e Dick Martin?

Gjykata e Kosovës, por s’ka këtu asgjë nga Kosova, asnjë emblemë nga Kosova? Mund ti kushtohet diçka kësaj, mund të kishim një embleme të Kosovës, mund të kishit veshur teshat e avokatëve të Kosovës.

Është e rëndësishme ta sjellin kostumin tonë në këtë sallë.

Zoti Thaçi e dinte që këto pretendime ishin gjepura, ndaj ai i ndihmoi Komisionin Europian në ngritjen e kësaj Gjykate. Pra ai ishte mamia e kësaj gjykate nuk mbajti qëndrime kundra.

Asgjë në këtë akt-akuzë nuk flet për vjedhjen e organeve, dhe krimet e tmerrshme që u ngritën.

Ne u çuditem që ju e gjykuat të nevojshëm arrestimin e zotit Thaçi, ndërkohë që kjo mund të behej me një fletë thirrje.

Unë kam ndërmend të kërkoj lirimin përkohshëm të Hashim Thaçit! Hashim Thaçi është një burrë që ka arritur shumë dhe nuk i meriton këto pretendime”, tha Avokati i Hashim Thaçit.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.