Sot mbahet Samiti i Sofies, mblidhen të gjithë liderët e Europës

Konferenca e këtij viti do të drejtohet nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, dy vende që janë në bisedime e sipër për të arritur një marrëveshje. Maqedonia e Veriut kërkon “ok” e Bullgarisë për të nisur negociatat për anëtarsim në Bashkimin Europian, por dy vendet kanë disa mosmarrëveshje në lidhje me historinë dhe përkatësinë gjuhësore

Sot (10 nëntor) mblidhet samiti i Sofjes. Takimi do të mbledhë krerët e rajonit dhe drejtuesit e vendeve kryesore të BE-së për të mbështetur rrugën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sot pritet që pjesë e takimit që do të nisë në orën 11:00, pritet të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, samiti do të zhvillohet online, ndërkohë që prezentë nga liderët e vendeve të BE-së do të jetë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal Majlinda Bregu dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Gjatë takimit do të ku diskutohet Tregu i Përbashkët Rajonal do të flasin të gjithë krerët e delegacioneve. Kryeministri Edi Rama mësohet se do të mbajë fjalën e tij pas presidentit francez Emanuel Macron dhe atij malazez, Milo Gjukanoviç.

Konferenca e këtij viti do të drejtohet nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, dy vende që janë në bisedime e sipër për të arritur një marrëveshje. Maqedonia e Veriut kërkon “ok” e Bullgarisë për të nisur negociatat për anëtarsim në Bashkimin Europian, por dy vendet kanë disa mosmarrëveshje në lidhje me historinë dhe përkatësinë gjuhësore

Leave a Comment

Your email address will not be published.