Në Shqiperi, Serbi, Maqedoni do të kalohet pa pasur nevojë që të kryhet testi i COVID

Memorandumi i bashkëpunimit kundër COVID u nënshkrua ditën e djeshme (9 nëntor) në konferencën e “Mini-Shengenit” ku të pranishëm ishin kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Në deklaratën e tij pas nënshkrimit, kryeministri Zaev u shpreh se Memorandumi vjen nga iniciativa për bashkëpunim të avancuar, që siç theksoi ai, është në përputhje të plotë me Procesin e Berlinit.

Aty u vendos se shtetasit që ndodhen në Serbi apo Shqipëri do ti mbulohen shpenzimet nga shteti nëse sëmuren.

“Nëse ndonjë qytetar ndodhen në Serbi apo Shqipëri dhe duhet të shërohet, shteti do t’i ndërmerr shpenzimet për shërimin e tij. E njëjta vlen për shtetasit e Serbisë dhe Shqipërisë nëse ndodhen këtu. Me këtë qytetarët e tre vendeve nuk do të paguajnë shpenzimet nga xhepi i tyre”, tha Zaev pas nënshkrimit të memorandumit.

Zaev thotë sa duhet të ketë bashkëpunim më të madh me vendet e Ballkanit. Më tej u vendos që të kalohet në këto tre shtete pa pasur nevojë që të kryhet testi i COVID.

Hapim korridore të gjelbërta për udhëtim për qytetarët tanë. Qytetarët, që janë bartësit e ekonomisë do të lëvizin te këto tre vende pa PCR teste, përkatësisht do të lirohen nga barra financiare dhe administrative. Duam t’ua lehtësojmë qytetarëve tanë jetesën”, tha Zaev.

Leave a Comment

Your email address will not be published.