BE-ja do të financojë institucione për të trajnuar imamët myslimanë

BERLIN, GERMANY - OCTOBER 03: An employee of the mosque speaks to visitors at the Sehitlik mosque during an open-house day of Berlin mosques on German Unity Day on October 3, 2018 in Berlin, Germany. Unity Day marks the reunification of Germany in 1990 from Cold War-era West Germany and East Germany. The Sehitlik mosque is among Berlin's more ornate mosques and serves mostly Turkish-speaking Muslims. (Photo by Carsten Koall/Getty Images)

Më 16 tetor, në Francë, një mësues i historisë u vra në mënyrë mizore, pasi ai e kishte ilustruar një ligjeratë për shprehjen e lirë, me karikaturën e profetit Muhamed. Një 18-vjeçar me origjinë nga Çeçenia, i lindur në Moskë, është përgjegjës për vrasjen. Sulmuesi ia kishte prerë kokën mësuesit. Pas sulmit, ai është qëlluar për vdekje nga policia.

 

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të hënën se ai mbështet krijimin e një instituti evropian për të trajnuar imamët. Michel vizitoi Austrinë për të nderuar viktimat e sulmit xhihadist të javës së kaluar në Vjenë.

“Është shumë e rëndësishme të jemi të vendosur në këtë. Unë mendoj, për shembull, që ne duhet të kemi një debat në nivelin evropian lidhur me idenë që u ngrit disa kohë më parë për të formuar një institut evropian për të trajnuar imamët”, tha ai për mediat.

“Mesazhet në internet që glorifikojnë terrorizmin duhet të hiqen shpejt. Nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për terroristët dhe ata që i vlerësojnë ata në internet”, tha ai më vonë në një postim në rrjetet sociale.

Në periudhën e fundit, vendet e Bashkimit Evropian janë përballur me sulme të cilësuara terroriste.

Më 16 tetor, në Francë, një mësues i historisë u vra në mënyrë mizore, pasi ai e kishte ilustruar një ligjeratë për shprehjen e lirë, me karikaturën e profetit Muhamed. Një 18-vjeçar me origjinë nga Çeçenia, i lindur në Moskë, është përgjegjës për vrasjen. Sulmuesi ia kishte prerë kokën mësuesit. Pas sulmit, ai është qëlluar për vdekje nga policia.

Leave a Comment

Your email address will not be published.