A do të jetë Kina, fituesja e vërtetë e zgjedhjeve në SHBA?

Kinezët janë mishërimi i durimit, duke e matur historinë në epoka dhe dinasti që shkojnë deri 4 mijë vjet pas në kohë. Ata kanë zhvilluar qindra luftëra, pothuajse që të gjitha të brendshme dhe fisnore, duke nxjerrë leksione të vlefshme për luftën dhe përdorimin e inteligjencës për të mposhtur rivalët me forcë dhe burime shumë më të mëdha.

Nga Rick Fuentes “American Thinker”

Të mbështetur nga media kryesore, demokratët po zgjedhin tashmë perdet për në Zyrën Ovale, duke hamendësuar se më shumë se 70 milion votuesit republikanë do të dorëzohen. Por kjo nuk do të ndodhë kaq shpejt.

Protokollet kaotike të zgjedhjeve nëpër shtete të ndryshme, problemet me softuerin e makinerive të numërimit të votave, parregullsitë e tipit stalinist të numërimit të votave, dhe dorëzimi i fletëve të votimit gjatë Natës së Zgjedhjeve, nuk janë gjithnjë të mjaftueshme për të rrëmbyer fitoren nga pozitat e një humbësi.

Ndërkohë në anën tjetër të botës, një zotëri me një buzëqeshje ç’armatosëse, po fërkon duart dhe e cilëson si shans këtë rezultat për të pasur epërsi mbi presidencën e ardhshme amerikane. Dhe Xi Jinping e ka hedhur këtë bast duke depërtuar në Wall Street, tek
manjatët e mediave, tek biznesi i argëtimit dhe universitetet, dhe duke mashtruar përmes lakmisë dhe arrogancës së disa prej familjeve politike më të fuqishme të Amerikës.

Kinezët janë mishërimi i durimit, duke e matur historinë në epoka dhe dinasti që shkojnë deri 4 mijë vjet pas në kohë. Ata kanë zhvilluar qindra luftëra, pothuajse që të gjitha të brendshme dhe fisnore, duke nxjerrë leksione të vlefshme për luftën dhe përdorimin e inteligjencës për të mposhtur rivalët me forcë dhe burime shumë më të mëdha.

Gjuha e tyre e folur dhe ideografitë artistike, janë të pakuptueshme për shumicën e të huajve dhe shqetësuese madje edhe për studiuesit e Orientit. Për sa kohë që ne e shohim Kinën përmes një lupe perëndimore, do të vazhdojmë të mbivlerësojmë garancitë që ata na japin,ndërsa synimet e tyre të liga kalojnë pa u vënë re.

Kina dhe entiteti i saj i vetëm qeverisës, Partia Komuniste e Kinës (PKK), mbretëron mbi një perandori globale, edhe pse jo në kuptimin konvencional të zotërimeve territoriale. Në kulmin e tyre, britanikët krenarë pretendojnë se Dielli nuk perëndonte kurrë në perandorinë
e tyre.

Perandoria e Kinës është asimetrike, e ndërtuar mbi rekrutimin e udhëheqësve botërorë në botën e financave, qeveri dhe media, si dhe përdorimin e praktikave të shfrenuara tregtare, piraterinë intelektuale dhe spiunazhin. Pjesa më e madhe e kësaj grabitje u shmanget 5 shqisave njerëzore. Historianët theksojnë se Kina filloi që ta fshihte epërsinë globale amerikane që në epokën e Niksonit, duke filluar me “uverturën” e parë për ta hapur Kinën ndaj Perëndimit. Bota ishte ngatërruar në një Luftë të Ftohtë, dhe kufiri i përbashkët me Kinën, aftësia e saj bërthamore dhe ushtria në lulëzim e sipër, përbënte një kërcënim ekzistencial për rusët.

Nikson e shihte kufirin sino-sovjetik si një front verior në Azi, që e shpërqendronte Leonid Brezhnev nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Perëndimore. Amerika nisitë ballafaqohej me maoistët në vitin 1972, duke krijuar një rrjet ndihme për t’i siguruar Pekinit ekspertizën dhe pajisjet e nevojshme për të forcuar ushtrinë, teknologjinë dhe “shëndetin” e saj ekonomik. Deri më sot, Kina kultivon simpati dhe donacione nga Perëndimi, duke i siguruar kombet e pasura dhe bankat botërore, se ndihma e vazhdueshme financiare dhe teknike do të çojë në hapjen e tregjeve të tyre. Është një lojë e luajtur shumë mirë.

LEXO EDHE:  Arrestimi i Arbër Çekajt/ Reagon ambasada e SHBA-ve në Tiranë

Ky koncepti niksonian mbi zbutjen e Kinës komuniste, ka diktuar politikën e jashtme të agjencive perëndimore të inteligjencës, Departamentit të Shtetit dhe çdo presidenti amerikan. Xherald Ford i qëndroi kursit të Niksonit, duke u bërë presidenti i dytë që e vizitoi Kinën në vitin 1975. Kur Mao vdiq në vitin 1976, Ford e lavdëroi atë, edhe pse “Hopi i Madh Përpara” i të cilit kishte shkatërruar jetën e dhjetëra miliona kinezëve. Në vitin 1979, Xhimi Karter, nënshkroi një marrëveshje me Republikën Popullore, duke i dhënë asaj njohje të plotë diplomatike. Pas pushtimit sovjetik të Afganistanit, Ronald Regani i hoqi kufizimet tregtare, dhe shtoi shitjet e pajisjeve ushtarake ndaj Kinës. Në përgjigje të shtypjes brutale të lëvizjes studentore pro-demokracisë në Sheshin Tiananmen në vitin 1989, Xhorxh W.Bush pezulloi disa ndihma ushtarake, si një alternativë e dobët ndaj sanksioneve ekonomike.

Në vitin 1996, Bill Klinton u kritikua për miratimin që i bëri transferimit të raketave sekrete bërthamore dhe teknologjisë satelitore amerikane drejt Kinës. Ai ndoqi normalizimin e marrëdhënieve tregtare me Pekinin, dhe i hapi dyert për integrimin historik të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë, duke anashkaluar çështjet e përhapjes së armëve bërthamore dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Xhorxh Bushi iri i qëndroi linjës familjare, por e humbi industrinë e automobilave, për shkak të një fluksi masiv të pjesëve kineze të këmbimit, për shkak të kostos më të ulët të krahut të punës dhe kontrollit të industrisë nga regjimi i Pekinit. Kompanitë e tjera amerikane u goditën nga çmimet e lira të importit, por Bush refuzoi tarifat për importet e Kinës, duke besuar se Kina po vazhdonte të liberalizonte politikat e saj.

Barak Obama, një globalist i etur për ta zvogëluar pozicionin e Amerikës në skenën botërore, u përkul në marrëdhëniet SHBA-Kinë, dhe e vizitoi Kinën brenda një viti nga zgjedhja e tij. Përveç transferimit të armëve dhe industrisë, Amerika u hapi dyert studentëve kinezë.
Sot, mbi 370.000 studentë kinezë me kohë të plotë kanë pushtuar universitetet dhe institucionet kërkimore më prestigjioze të Amerikës. Ata rikthehen në Kinë me njohuri të forta mbi teknologjitë më të përparuar ushtarake dhe industriale, duke kopjuar gjithçka,
nga transportuesit e avionëve deri tek çorapet. Donald Trump iu kundërvu Kinës për shkeljen e të drejtave të njeriut, shkeljet e ligjit ndërkombëtar dhe vjedhjen e pronës intelektuale. Duke i dalë në krah Hong Kongut, ai ka vendosur tarifa mbi importet kineze, dhe mbi marrëveshjet e padrejta tregtare.

Virusi i Vuhanit, ka qenë i dobishëm për të majtën amerikane, duke u shfaqur në mesin e një fushate zgjedhore presidenciale, dhe duke futur në krizë një ekonomi të fuqishme, dhe duke hapur dyert për një nivel të paparë të intrigave politike që përmbysën rezultatin.
Nëse Xho Bajdenit do t’i dhurohet një vend në Zyrën Ovale, ai do të jetë më i keq se sa presidenti tjetër amerikan, përfshirë Etërit Themelues. Ai do të lejojë favorizimin e mëtejshëm të Kinës.

Leave a Comment

Your email address will not be published.