A i frenoi vërtet pushtuesit Muri i Madh i Kinës?

Gjithsesi Muri i Madh i Kinës është një simbol i inxhinierisë, dhe një dëshmi e pasurisë dhe vullnetit të madh të sundimtarëve historikë të Kinës. Fillimisht i ndërtuar për t’u mbrojtur jo vetëm kundër fiseve nomade mongole, por edhe fraksioneve të tjera kineze, synimi përfundimtar i murit do të ndryshonte disi me kalimin e kohës, besojnë studiuesit, duke përfshirë funksione jo-ushtarake si dhe inkurajimin e tregtisë

Imagjinoni sikur të ishit një anëtar i kalorësisë së frikshme mongole. I hipur mbi kalë, i pajisur me teknologjinë më të fundit të armëve të kohës- një hark dhe shigjeta – dhe aftësitë për t’i përdorur ato me një efekt vdekjeprurës.

Ju jeni pjesë e njërës prej forcave ushtarake më shkatërruese të kohës, duke pushtuar, djegur qytete, dhe rrëzuar perandori. Tani jeni duke galopuar mbi fushat e Kinës Veriore drejt qyteteve të pasura të dinastisë Ming. Por në distancë afrohet një pengesë e madhe, diçka që hordhia juaj grabitqare as mund ta djegë dhe as të shembë.
Ju përplaseni me të si valët kundër bregut. Armët dhe aftësitë tuaja nuk vlejnë asgjë, përballë realitetit të ashpër të gurit dhe llaçit. Nëse nuk keni vdekur në betejë, tërhiqeni. Dhe ndërsa tërhiqeni, pyesni veten: Çfarë ndodhi?Ishte Muri i Madh i Kinës.

Edhe qindra vjet më vonë, ai mbetet një nga strukturat më mbresëlënëse të ndërtuara ndonjëherë. Me një shtrirje prej mijëra kilometrash, muri kalon nëpër male, fusha, shkretëtira, duke e mbrojtur kufirin historik verior të Kinës nga pushtuesit. Muri u ndërtua gjatë më shumë se 1.500 viteve, ndërsa dinastitë e ndryshme riparuan fortifikimet ekzistuese dhe ndërtuan të reja. Pra Muri i Madh i Kinës është në fakt një bashkim i disa fortifikimeve të ndryshme, shumë prej të cilave shkojnë paralelisht me njëra-tjetrën.
Gjatësia e murit përfshin gjithashtu pengesa natyrore, të tilla si kreshta malore dhe lumenj.

Gjithsesi Muri i Madh i Kinës është një simbol i inxhinierisë, dhe një dëshmi e pasurisë dhe vullnetit të madh të sundimtarëve historikë të Kinës. Fillimisht i ndërtuar për t’u mbrojtur jo vetëm kundër fiseve nomade mongole, por edhe fraksioneve të tjera kineze, synimi përfundimtar i murit do të ndryshonte disi me kalimin e kohës, besojnë studiuesit, duke përfshirë funksione jo-ushtarake si dhe inkurajimin e tregtisë.


Ende sot, qëllimi i tij kryesor – ai i mbrojtjes – është më i qartë për ne. Por edhe pse shumë i gjatë, Muri i Madh vërtetoi në kohë të ndryshme se ishte më i depërtueshëm nga sa mund të mendohet sot. Ndërtimi i mureve të tilla në Kinë, daton të paktën në shekullin VII-të Para Erës Sonë, por ndërtimi mbi atë që do të bëhej Muri i Madh filloi gjatë mbretërimit të perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang në shekullin e III Para Erës Sonë.

Përgjatë gati një  ekade, punëtorët lidhën me njëra-tjetrën fortifikimet ekzistuese, për të krijuar një mur të gjatë disa mijëra km për t’u mbrojtur nga nomadët Xiongnu në veri. Në shekullin I të Erës Sonë, dinastia Han e përforcoi murin, duke i shtuar fenerë dhe kulla
të vendosura rregullisht në gjatësinë e tij, për të ndihmuar mbikëqyrjen e fshatrave përreth. Sundimtarë të ndryshëm gjatë mijëvjeçarit që pasoi shtuan kontributet e tyre, duke e zgjeruar gradualisht gjerësinë e murit. Por vetëm në dinastinë Ming në shekullin XIV, muri mori formën që shohim sot.

Perandorët Ming bënë një përpjekje të madhe për t`a zgjeruar, riparuar dhe garnizonuar murin. Arsyeja kryesore për ndërtimin e murit kishte qenë gjithmonë mbrojtja.
Që nga dinastia e parë e Kinës, perandoria u përball me një kërcënim gati të vazhdueshëm sulmi nga fiset nomade në veri. Kjo përfshinte mongolët e famshëm, por edhe grupe më pak të njohura si Xiongnu dhe Göktürks.

Meqenëse ushtritë pushtuese shpesh përdornin kalorësinë, një mur siguronte një pengesë mjaftueshëm të fortë që ishte e vështirë për t’u kapërcyer nga kuajt. Ai mund të përdoret
edhe taktikisht, si në vitin 1428, kur një gjeneral kinez ishte në gjendje të tërhiqte një grup mongolësh pushtues tek një pjesë e murit dhe t’i mposhtte ata.
Por Muri i Madh nuk ishte gjithnjë efektiv. Xhengiz Kan dhe ushtritë e tij, nuk patën asnjë problem për ta pushtuar territorin kinez, dhe as fise të ndryshme nga veriu. Në disa raste, pushtuesit mund të kenë kaluar thjesht nëpër pjesë të murit; ndërsa të tjerët, zbuluan metoda më të zgjuara.

Tangutët në vitin 1002, ishin në gjendje të kapërcenin lehtësisht murin duke ngritur llogore përgjatë gjatësisë së tij, kur vunë re se rojet e dinastisë Song, nuk po i kushtonin vëmendje. Ai incident tregon një dobësi kryesore në Murin e Madh:Fortifikimet mbrojtëse janë po aq të mira sa edhe njerëzit që i drejtojnë.
Por përtej përdorimit ushtarak, Muri i Madh ka të ngjarë të ishte i dobishëm në mënyra të tjera. Disa studiues kanë sugjeruar se ai ka ndihmuar në nxitjen e rrjeteve tregtare si Rruga e Mëndafshit, duke promovuar stabilitetin në rajon. Një përdorim tjetër mund të ketë qenë kontrolli i fluksit të njerëzve që hynin apo dilnin nga Perandoria Kineze, si dhe mbajtja jashtë e emigrantëve të padëshiruar apo parandalimi i largimit të qytetarëve./Përshtatur nga CNA

Burimi: https://www.discovermagazine.com/uncategorized/did-the-great-wall-of-china-actually-keep-invaders-out

Leave a Comment

Your email address will not be published.