Avokati i Gykatës Speciale: Procesi gjyqësor në Hagë mund të zgjasë 10 vjet

Në një intervistë që ka dhënë për mediat kosovare ai është shprehur se nëse merren shembull Tribunalet e kaluara gjykimi ka zgjatur mesatarisht 5 vjet, ndërsa në këtë rast gjykimi mund të zgjasë më shumë pasi është shumë i rëndë. 

 

Avokati i Gjykatës Speciale, Taulant Hodaj është shprehur se gjykimi i ish-krekrëve të UÇK-së mund të zgjasë deri në 10 vjet. Në një intervistë që ka dhënë për mediat kosovare ai është shprehur se nëse merren shembull Tribunalet e kaluara gjykimi ka zgjatur mesatarisht 5 vjet, ndërsa në këtë rast gjykimi mund të zgjasë më shumë pasi është shumë i rëndë.

“Nëse marrim parasysh Tribunalet e kaluara, mesatarja e gjykimit do të jetë 5 vjet, derisa për ish-liderët e UÇK-së Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit gjykimi mund të zgjas deri në 10 vjet, pasi që është rast shumë i rëndë”, është shprehur ai.

Ndërkohë që Kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith në letrën e tij është shprehur më parë se Thaçi mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Me tej, në letrën e tij shkruhet se ai mund të arratiset për të penguar prosedurat e gjykimit.

Përderisa të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme në lidhje me aktakuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar janë publikuar, ndjenja nxitëse e Thaçit për t’u arratisur, për t’i penguar procedurat dhe për të kryer krime të mëtutjeshme do të rritet drastikisht posa ai të informohet për aktakuzën e konfirmuar dhe për hollësitë e akuzave të konfirmuara, të cilat mund të sjellin dënim me burgim të përjetshëm”, thuhet në dokumentin e Jack Smith.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

Leave a Comment

Your email address will not be published.