Merkel: Vaksina mund të miratohet në Europë deri në muajin e ardhshëm

Merkel shtoi se baza etike e vaksinimit po diskutohet midis të gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Europian, duke shtuar se “përparësitë e vaksinimit janë të ngjashme në shumicën e vendeve anëtare, së pari personeli mjekësor, pastaj personat e infektuar dhe unë mendoj se rruga e BE-së do të jetë e ngjashme”

Kancelarja gjermane Angela Merkel pret që një vaksinë kundër koronavirusit të aprovohet në Europë në Dhjetor ose “shumë shpejt pas ndërrimit të viteve”.

Pas një takimi virtual me udhëheqësit e Bashkimit Europian të enjten, Merkel u tha gazetarëve se Komisioni u kërkoi të gjithë anëtarëve të vinin në dispozicion planet e tyre të vaksinimit.

“Duhet të them se lajmet në ditët e fundit rreth një vaksine janë shumë pozitive dhe ne mendojmë se do të ketë aprovime të vaksinave deri në dhjetor ose të paktën në fillim të vitit të ardhshëm dhe natyrisht që vaksinimet mund të fillojnë,” tha ajo.

Merkel shtoi se baza etike e vaksinimit po diskutohet midis të gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Europian, duke shtuar se “përparësitë e vaksinimit janë të ngjashme në shumicën e vendeve anëtare, së pari personeli mjekësor, pastaj personat e infektuar dhe unë mendoj se rruga e BE-së do të jetë e ngjashme”./CNN

Leave a Comment

Your email address will not be published.