Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kërkuar ndërtimin e Qendrës Memoriale në Batajnicë, ku u gjetën varreza massive të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë
Kamberi ka deklaruar se peticionin e nisur e ka nënshkruar edhe vetë.
Ai iu ka bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë t’i bashkangjiten inciativës së tij.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ju ftojë të solidarizoheni me firmosjen e këtij peticioni qytetar për ta krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë, të cilin sapo e firmosa.
Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë.
Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë.
Kjo hapësirë, ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.