Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dhënë një dartë të sajtë për sjelljen e vaksinës në Shqipëri, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, mediat raportojnë se vaksina mund të mbërrijë në muajin shkurt ose mars.
E gjithë vëmendja në këto momente të vështira për të gjithë botën, është drejtuar nga vaksina anti-Covid. Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dhënë një dartë të sajtë për sjelljen e vaksinës në Shqipëri, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, mediat raportojnë se vaksina mund të mbërrijë në muajin shkurt ose mars.
Autoritetet e shtetit fqinj kanë deklaruar se të gjitha vaksinat do të jenë falas, meqenëse çmimi tenderues për një njësi do të jetë 10 dollarë amerikanë.
Ministri i Shëndetësisë I Maqeonisë, Venko Filipçe, tha se ky lloj i vaksinës së zbuluar nga Oxford do të arrijë përmes mekanizmit Covax.
“Sa i përket përgatitjes së vaksinave të ritheksoj se janë siguruar 833 mijë për 400 mijë qytetarë përmes mekanizmit Covax, e cila është metodë e OBSH-së dhe Aleancës globale për imunizim ku do të marrin pjesë të gjitha vendet fqinje, përveç atyre që janë anëtare të BE-së, të cilat mund të bëjnë marrëveshje direkte me ndonjë kompani”, deklaroi Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Ndërkohë, dozat e para do të jenë me përparësi për kategoritë e rrezikuara dhe personelin mjekësor, të cilët janë në vijën e parë të frontit me koronavirusin.