Vaksina ruse arrin në Beograd, Vuçiqi nuk mërzitet çka thotë Washingtoni dhe Brukseli!

Vaksina ruse Sputnik 5 ka arritur dje në Beograd, me të cilën Serbia do të vaksinojë popullatën e saj kundër Covidit-19. Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka thënë RTS dje se do të jetë falas për të gjithë qytetarët që duan ta pranojnë atë.

– Nuk mund të detyroni askënd që nuk dëshiron të marrë vaksinën, por i konsideroj të papërgjegjshëm të gjithë ata që bëjnë thirrje që të mos marrin vaksinën – tha Vuçiç.

Ai theksoi se ai “nuk është aspak i interesuar” nëse Brukseli do të kundërshtojë faktin që Serbia synon të sigurojë vaksina nga Rusia dhe Kina dhe tha se “çdo vaksinë është e mirë”, sepse kompanitë serioze farmaceutike janë të angazhuara në kërkime dhe prodhim.

Sipas Vuçiçit, Serbia gjithashtu do të pranojë vaksinat që do t’i ndahen asaj përmes sistemit COVAX, i cili u lancua bashkërisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleanca për Vaksinat (GAVI).

Leave a Comment

Your email address will not be published.