Gjithsej 639 mijë e 254 qytetarë kontributpagues do të mund të tërheqin 10 % e mjeteve të tyre totale nga Trusti. Vlera totale e shumës që të gjithë kontributpaguesit mund të marrin në bazë të një përllogaritje të thjeshtë del të jetë 201 milionë e 390 mijë euro.
Por nga sa para u bie të tërheqin kontribuuesve në bazë të bilancit që kanë pasur në Trust deri me 30 shtator të këtij viti?
Më poshtë gjeni të dhënat, të cilat Trusti, ia ka prezantuar portalit.
Mbi 104 mijë apo 16 % kontribuues do t`i marrin më pak se 10€ nga Trusti
Nga mbi 639 mijë e 254 kontributdhënës, 104 mijë 137 apo 16 % e tyre do të marrin më pak se 10 euro. Kjo meqë ata kanë të tubuara deri tash vetëm 100 euro në Trust, shkruan Front Online.
212 mijë e 799 qytetarë apo 33 % kontributpagues të tjerë, në pasqyrën financiare të Fondit të Kursimeve Pensionale, shihet të kenë grumbulluar mbi 100 deri në 1000 euro.
E 194 mijë e 857 kontributdhënësit e tjerë, të cilët kanë tubuar deri tash nga 1000 deri në 5000 mijë euro, do të arkëtojnë me tepër para.
Ata do të mund të nxjerrin nga 100 deri në 500 euro prej Trusti, gjithnjë duke u bazuar në tërheqjen e lejuar prej 10 %,.
74 mijë e 099 të tjerë qytetarë do të mund të tërheqin nga 500 deri në 1000 mijë euro, meqë kanë të grumbulluara nga 5 mijë deri 10 mijë euro në Trust.
6 % e kontributpagueseve mund të tërheqin nga Trusti 1 deri në 2 mijë euro – vetëm 2 % e tyre mbi 2 mijë euro
Vetëm 6 % apo 40 mijë e 400 qytetarë kontributdhënës do ta shijojnë ndjenjën e të tërhequrit të mbi 1000 deri në 2000 mijë eurove nga Trusti.
E nga ky institutcion publik veç 2 % e kontributpaguesve do të kenë mundësi të tërheqin mbi 2 mijë euro, shkruan Front Online.
“Fatin” e tillë në Kosovë e kanë vetëm 12.944 qytetarë që kanë mbi 20 mijë euro në Trust. /FRONT ONLINE