“Forbes” shpall Angela Merkel gruan më të fuqishme

Kancelarja gjermane Angela Merkel është në krye të listës së revistës amerikane “Forbes” si gruaja më e fuqishme për vitin 2020. Merkel pasohet në listë nga presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

Gratë në rritje që renditen në 5 vendet e para janë zv/presidentja Kamala Harris, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe filantropja amerikane, Melinda Gates.

“Udhëheqëset listës së 100 grave më të pushtetshme në botë e revistës ‘Forbes’, luajnë rol tejet të rëndësishëm në përcaktimin e pamjes së botës pas pandemisë. Fuqia e tyre kalon përtej fushave ekonomike dhe politike, për të transformuar industrinë dhe për të zgjidhur çështjet më urgjente shoqërore. Fuqia e tyre për të na çuar përpara, nuk ka qenë kurrë më e nevojshme”, thotë revista në një deklaratë për mediat.

Forbes po ashtu nxjerr në pah faktin që ndikimi i Covid-19 në aspektin ekonomik dhe shoqëror i ka prekur gratë në mënyrë joproporcionale.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.