Katër ditë pas humbjes së djalit, familja e Klodian Rashës ka bërë thirrje për qetësi me anë të një letre publike duke kërkuar që dhimbja e tyre të mos thellohet më tej me padrejtësi të tjera. Pamë me shumë keqardhje dje policin e plagosur në sy dhe ndjemë dhimbje për prindërit e tij, nis letra publike e familjes së 25 vjecarit vrasja e të cilit ka ngritur në këmbë mijëra vetë në protesta që janë përshkallzuar prej tri ditësh në dhunë.