Një ceremoni interesante u zhvillua këtë pasdite kur 130 prej njerëzve kryesorë të Pesë Fiseve nga Malësia: Gruda, Kelmendi, Shkreli, dhe Kastrati, erdhën për t’i bërë nderimet e tyre Zëvendës-Admiralit Burney.
Pjesëtaret e fiseve, që kishin zbritur nga malet në anën lindore të liqenit më parë gjatë ditës, duke lënë armët e tyre në postat ushtarake në hyrje të qytetit, u pritën nga admirali britanik, me të cilin ishin edhe anëtarët e tjerë të Komisioni Ndërkombëtar, në kopshtin e rezidencës së tij.
Malësoret, të veshur me kostumet e tyre piktoreske ku mbizotëronte ngjyra e bardhë të gërshetuara me vija të zeza, qëndronin në radhë në një rreth të madh, ndërsa fjalimi në vijim iu lexua atyre në gjuhën shqipe nga Zëvendës-Konsulli Britanik në emër të Admiralit Burney.
Krerëve të fiseve nga Malësia: “Në emër të Komisionit Ndërkombëtar, jam shumë i kënaqur për të ju mirëpritur juve, sidomos prania juaj sot këtu është një shenjë e besnikërisë suaj dhe vullnetit të mirë për ne, të cilët jemi dërguar nga Fuqitë e Mëdha për të përuruar hapat e parë në formimin e një Shqipërie të pavarur.
Ne sinqerisht shpresojmë se ju do të ruajëni rendin absolut dhe qetësisë në mesin e fiseve tuaja, sepse, duke bërë kështu ju do të ndihmoni në detyrën tonë, duke matrializuar synimet tuaja.
Duke shprehur një shpresë se në të ardhmën, grindjet e të krishterëve dhe myslimanëve do të harrohën krejtësisht, dhe duke i këshilluar që të jetojnë si vëllezër për të mirën e Shqipërisë , duke e mbajtur të bashkuar dhe jo të ndarë”, fjalimi përfundoi me një njoftim se Admiral Burney shpresonte që së shpejti t’i vizitonte përsonalisht fiset e Hotit, Kastratit, dhe Kelmendit.
Një peticion iu është dorëzuar edhe Admiralit Burney duke ju lutur që të gjitha Pesë Fiset mund të mbeten brenda kufirit Shqiptar dhe jo të shkëputur nga dy fiset tjera të Hotit dhe Grudës që rrezikojnë ti ipen Malit të Zi, në anën tjetër ata dhane edhe nje vrejtje për rrezikun e mundshem që mund të lindin nga prania e vazhdueshme e trupave malazeze në disa territore të Malësisë.
Një nga burrat ishte shprehur se ishte “dita më e madhe për Malësinë që nga dita kur Krishti ka lindur”.
Lajmi i ndarjës së Hotit dhe Grudës prej fiseve tjera të “Pesë Banner Group” dhe bashkimin e tyre Malit të Zi ka shkaktuar një ndjenjë të keqe në mesin emalësorve.
Në peticionin përmendur tashmë të nënshkruar prej 22 njerëzve kryesorë të Pesë Fiseve, e vuri në dukje se malësoret nuk kanë lidhje gjaku, gjuhe, dhe te zakoneve me Malin e Zi , ku edhe nga feja ata dallojnë nga Mali i Zi.
Interesat e tyre më tej janë të lidhura ngushtë me krahinën e Shkodrës, pasi që ata vetë kanë tokat e tyre në rrethin Shkodres, dhe shtrihen deri në Kavajë.
Në vend të zvogëlimit të tensioneve, ka pasur një rritje të armiqësisë në mes të sllavëve dhe shqiptarëve si pasojë e luftës, në fillim të cilët ata luftuan me malazezët derisa malësoret e kuptuan që kjo e fundit nuk kishte dëshiruar çlirimim e Shqipërisë, por pushtimin e saj, transmeton zeri.info.
Ky peticion i Pesë Fiseve, ku Admirali Burney informoi përfaqësuesit e Fiseve sot, do të dorëzohen në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.
Ndërkohë Mali i Zi është duke bërë gjithçka për të ndikuar të Malësoret. Duke i joshur me para! Mali i Zi, është duke iu ofruar para disa njerëzve me influencë, që të bashkohën me Cetinën (malazezët), por vetëm në shumë pak raste këto oferta kanë pasur ndonjë efekt.
Në të njëjtën kohë janë raportuar ankesa të vazhdueshme për praninë e disa trupave malazeze në lagjet e Shkodrës. Unë e kuptoj, megjithatë, se një datë të caktuar ka qenë e caktuar, tani dorëzimi i qytetit dhe rrethet përreth do të kompletohen.
Tani për tani problem me i madh i Shqipërisë është formimi i qeverive lokale, Esat Pasha një figurë kontraverse bësohet të ketë formuarë një qeveri të përkohsme ne Tiranë. Disa antarë që qeverisë së përkohshme ende janë në Vlorë.
Ismail Qemaili i shoqëruar nga Isa Boletini dhe Prenk Bibë Doda, pritët që shumë shpejt do të arrijnë në Shkodër. (The Times 29 Maj, 1913). /FMimages Albania