Kosova shkon në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë “Hoti”

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme. Pas këtij vendimi, Kosova pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh. “Nëse Gjykata thotë se për 40 ditë shkojmë në zgjedhje në ulemi dhe mendojmë për zgjedhje. Ne s’kemi nevojë me e humb asnjë moment politik”, thotë nënkryetari LDKS-së, Lutfi Haziri

Prishtinë, 21 dhjetor – Nga raportimet e fundit të mediave merret vesh jozyrtarisht se Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje. Vetëvendosje kërkoi që kjo gjykatë të shprehej për votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme. Pas këtij vendimi, Kosova pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh.
Kosova pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, meqë Gjykata Kushtetuese ka kontstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur për raportimet se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti. Ai thotë se ata do të respektojnë çdo vendim të Kushtetueses.

Haziri thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje të reja.

“Nëse Gjykata thotë se për 40 ditë shkojmë në zgjedhje në ulemi dhe mendojmë për zgjedhje. Ne s’kemi nevojë me e humb asnjë moment politik”, thotë Haziri në Pressing.
“Ne kemi me u ulë e me u përgatit për listë zgjedhore”, shtoi ai.

“Etem Arifi ka votuar edhe për qeverinë LDK-VV. Problemi është se KQZ e ka akreditu’, theksoi ai.

Këshilltari ligjor në Lëvizjen Vetëvendosje, Blerim Sallahu thotë se nuk kanë ndonjë informacion zyrtarë nëse Gjykata kushtetuese ka marrë ndonjë vendim.
“Deri më tani nuk kemi ndonjë informacion zyrtarë për këtë çështje, por presim që Kushtetuesja të vendos në favor të kërkesës sonë sa i përket votës së deputetit Arifi”, tha ai në “Debat Plus”

“Duhet të shkojmë në zgjedhje. Nuk presim që procesi të kthehet në zero”.

Sallahi thotë se Albin Kurti ka dështuar dy herë të marrë mandatin dhe sipas tij nuk ka më vend për prova të tjera.

“Presim nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentit që të shpallë datën e zgjedhje”, tha ndër të tjera Sallahu.

Pothuajse askush nuk ka qenë i përgatitur për një vendim kaq të vështirë të Gjykatës Kushtetuese, për ta çuar vendin në zgjedhje. Prej momentit kur LVV e ka kontestuar votën e deputetit Hetem Arifi, si votë që kishte qenë kritike për formimin e qeverisë Hoti, shumëkush ka spekuluar për vendimin që do ta merr Gjykata Kushtetuese, duke e ditur që ai deputet ka qenë i dënuar në kohën kur kishte votuar.

Ekspertët mendonin që Gjykata Kushtetuese do ta rikthejë edhe njëherë në votim qeverinë Hoti, por duket që situata dhe disponimi në Gjykatë ka ndryshuar në orët e fundit.

Gazeta Express ka kuptuar që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese e kanë llogaritur votimin për qeverinë Hoti, si votim të dështuar, që do të thotë si votim të dytë të dështuar, e që Kushtetuta e Kosovës e parasheh qartë që nëse Kuvendi i Kosovës nuk mundet dy herë që ta zgjedhë qeverinë, atëherë Presidenti i shpall zgjedhjet në afat brenda 40 ditësh.

“Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”, thotë neni 95, pika e 4 e Gjykatës Kushtetuese.

Ky vendim i Kushtetutës nuk i jep diskrecion askujt. Ky është vendim i prerë që e detyron Presidenten thjesht dhe vetëm t’i shpall zgjedhjet.

Leave a Comment

Your email address will not be published.