Anxhela Peristeri është fituesja e festivalit të 59-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
Juria, e cila përbëhej nga Luan Zhegu, Vasil Tole, Zana Shuteriqi, Ramë Lahaj, Preç Zogaj, Kastriot Çaushi dhe Andri Xhaho vendosi “Karma”, si më të mirën kompozimin muzikor nga Kledi Bahiti dhe tekstin nga Olti Curri.
Nata finale nuk u nis nga kënga fituese e vitit të kaluar, “Shaj” nga Arilena Ara, por nga një tjetër numër special.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se RTSH dhe organizatorët e festivalit nuk i kanë dërguar Arilenës as ftesën për t’u ngjitur në skenë e për të dhuruar trofeun siç është traditë.
Një incident i cili nuk qëndroi pa u vënë re ishte veshja e Xhesika Polos. Këngëtarja zgjodhi një fustan transparent që tregonte disa forma të cilat nuk janë etike të shfaqen në televizion e sidomos në televizionin shtetëror, duke i dalë në pah zona intime.
Për të respektuar protokollet e autoriteteve shëndetësore dhe për të shmangur përhapjen nga koronavirusi, ndryshe nga çdo herë tjetër festivali i RTSH-së, u zhvillua në ambient të hapur në sheshin “Italia” në Tiranë pa publik. Ndërkohë në vendin e dytë është renditur këngëtari Sardi Strugaj me këngën “Ka me t’ba me kajt” dhe në vendin e tretë Festina Mejzini, me “Kush je ti dashuri”.
-
Veshjet që artistët zgjedhin të mbajnë gjatë festivaleve të rëndësishme tërheqin vëmendjen e njerëzve. Sidomos nëse ato janë jashtë normave të lejuara, apo që tregojnë diçka më shumë seç duhet. Këtë herë ishte këngëtarja Xhesika Polo ajo e cila zgjodhi një fustan transparent që tregonte disa forma të cilat nuk janë etike të shfaqen në televizion e sidomos në televizionin shtetëror.
Ishin disa postime të cilat tërhoqën vëmendjen në vendin intim të Xhesikës. Siç duket kjo do jetë vënë re nga ajo ose nga kolegët e saj apo miqtë ndaj u bë ndërrimi i veshjes në një moment të dytë. Por shumë vonë! Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja bën të tilla ‘skena’. Vite më parë ajo kishte të veshur po një fustan transparent që i nxirrte në pah gjoksin.