Brezovica, atje ku parat e shqiptarëve përfundojnë në buxhetin e Serbisë!

Edhe pas dy dekadave thuajse vazhdon të mbetet jashtë duarve të insititucioneve të Kosovës. Është fjala për Qendrën e Skijimit në Brezovicë, e cila menaxhohet nga Qendra e Skijimit të Serbisë apo Skia Lishta Serbia.

Atje shumica e punonjësve janë serbë e po ashtu edhe pajisjet e borës bartin mbishkrime cirilike Skia Lishta Serbia.  Edhe në disa nga lokalet hoteliere mund të paguash me dinarë, ku dhe punonjësit nuk flasin as shqip.

E objektet turistike hoteliere të shtetit kanë mbetur të pa privatizuara dhe në to ende mbeten mbishkrimet cirilike, sikur edhe  kiosku ku shiten biletet e ski lifteve e tjera.

Do të thotë asnjë euro nuk kanë derdhur në buxhetin e Kosovës. A thua vall Qeveria e Kosovës nuk ka “kaqik” ta merr nën kontroll Brezovicën, shkruan Kosova.ino.

Kosova siç dihet disponon potencial të jashtëzakonshëm natyror dhe mundësi tjera për zhvillimin e turizimit, e sidomos turizmit dimëror.

Është fjala për Brezovicën, e cila është një ndër margaritarët e Kosovës për turizëm.

Është mëse e ditur se që nga viti 1999  e këtej ky vend menaxhohet nga serbët dhe të gjitha shpenëzimet e përfitimet që bëhen atje derdhen në buxhetin e Serbisë e jo në buxhetin e Kosovës, pos disa biznesve  shqiptare.

Deri më tani çështja e Brezovicës ka mbetur në “mjegull”, askush nga zyrtarët institucioneve vendore nuk ka vënë gishtin në kokë për ta menaxhuar këtë vend mjaft atraktiv nga qytetarët e Kosovës por edhe më gjer.

Brezovica është një vend shumë profitabil dhe shumë i favorshëm. Pse Qeveria e Kosovës nuk krijon Ministrin e Turizmit, kur dihet qfarë janë kushtet në Kosovë? Por Ministria e Ttregtisë e ka Departamentin e Turizmit…

Ka disa vjet që në këtë vend turistik-dimëror nuk janë bërë kurfar investimesh, edhe pse merren para të majme nga qytetarët shqipëtar të cilët vizitojnë këtë margaritar të Kosovës.

Atje ndodhen edhe disa objekte hoteliere të cilat menaxhohen nga qytetarët serb të cilët nuk flasin as shqip dhe bëjnë hajgare me qyetarët shqiptar.

E disa vjet të pasluftës serbet të cilët menaxhonin objektet hoteliere nuk kanë pagur as rrymën të cilën e kanë shpenëzuar.  Do të thotë asnjë euro nuk kanë derdhur në arkën e Kosovës.

Derisa vikendeve, qytetarë nga katër anët e Kosovës, Shqipris1ë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës Lindore, diasporës e vendeve tjera ia mësyejnë Brezovicës, vendit turistik mjaft të preferuar, ata kthehen të kënaqur me bukurin që ka Brezovica, por të zhgënjyer me institucionet përkatëse të Kosovës.

Serbët e asaj ane, i kanë kthyer pronat, të cilat janë në tapi të veten, duke u bërë pronarë të tyre edhe pse nuk janë.

Brezovica që është një ndër vendet më të frekuentuara dhe bukurit e rralla të Kosovës për këtë lloj sporti”.

Leave a Comment

Your email address will not be published.