Gjermania zgjat izolimin deri më 31 janar

Shtimi i rasteve të reja me koronavirus në ditët e fundit ka detyruar kancelaren gjermane Angela Merkel dhe liderët e shteteve federale të vendosin për një zgjatje të gjendjes së izolimit deri në fund të muajit janar dhe shtimin e masave të tjera shtrënguese.

“Ne duhet të reduktojmë sa më shumë të mundemi kontaktet pasi kemi parë se nuk ia kemi arritur të ulim incidencën e koronavirusit në javët e fundit, në nivelet që do të kishim dëshiruar”, u shpreh Merkel para gazetarëve.

Në masat e reja parashikohet dhe ndalimin i udhëtimeve jo të domosdoshme i rezidentëve të zonave më të goditura nga pandemia në Gjermani. Mundësia e tyre për të lëvizur do të jetë vetëm brenda një rrezeje 15 km.

Dyqanet dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të muajit. Po ashtu dhe shkollat të cilat do të kalojnë në mësimin online.

Kufizimet në takimet private do të kufizohen në një person tjetër nga jashtë shtëpisë.

Të martën, agjencia e kontrollit të sëmundjes së Gjermanisë tha se 11,897 raste të koronavirusit u konfirmuan në 24 orët e fundit, nga 9,847 të regjistruara të hënën.

Leave a Comment

Your email address will not be published.