Orët e tensionit në Capitol Hill (foto-galeri)

Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump thirri dje mbështetësit republikanë në një protestë masive përpara selisë së Kongresit, për të kundërshtuar seancën e certifikimit të fitores së Joe Biden në zgjedhjet e tre nëntorit. 

Turma iu drejtua shpejt kordonit të policisë ku pas përplasjes me ta, arriti të kapërcejë pengesat, të hapin dyert dhe të futet brenda Kongresit. Në fotot më poshtë tregohen momentet e para të protestës, përleshja me policinë e deri te ngjarjet brenda Capitol Hill. E paprecedentë, e pangjarë në histori.
Ligjvënësit ndërprenë seancat që hapën pasdite për çertifikimin e votave elektorale dhe që po zgjateshin për shkak të kundërshtimeve të disa ligjvënësve republikanë.
Udhëheqësit demokratë të Kongresit, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe udhëheqësi i pakicës së Senatit Charles Schumer, i kërkuan Presidentit Trump të bëjë thirrje që protestuesit të largohen menjëherë nga Kapitoli dhe zona rreth tij.Katër protestues u qëlluan me armë zjarri, por nuk dihet ende se nga kush, pasi ka raportime se në radhët e mbështetësve të Trump ka patur të armatosur. Sipas njoftimeve të tjera, disa oficerë policie janë lënduar, kurse një grua ka ndërruar jetë pas lëndimeve të marra.

Pamjet e mëposhtme dëshmojnë për përmasat e dhunës që erdhi nga rruga:

 

SHBA

SHBA2

SHBA4

SHBA5

SHBA7

SHBA11

SHBA12

SHBA14

SHBA15

SHBA16

SHBA17

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.