Kreu i Vetëvendosjes dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani, që përfaqëson iniciativën me sloganin “Guxo”, kanë nënshkruar marrëveshje. Pas nënshkrimit të marrëveshjes lajmin se do të garojnë në një listë të përbashkët e ka bërë Kurti, duke shtuar se e kanë përpara një fitore të madhe. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Osmani tha se do të jetë ajo që kërkon të rilegjitimohet posti i presidentit.
Kurti, ka konfirmuar se ai do të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Osmani do të synojë postin e presidentes.
Ai shtoi se të shtunën do ta dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë, duke lavdëruar punën e Osmanin, ai shtoi se Kosova e ka të zgjedhur presidentin.
“Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet jemi të gëzuar që të ju njoftojmë që do të garojmë bashkë në një listë”.
“Osmani dhe mua do të na gjeni në të njëjtin vend dhe me të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e synimeve për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion”.
“Për një shoqëri me shëndet e arsim. Në fushatën zgjedhore do të jemi bashkë. Të shtunën e 6 janarit e dorëzojmë listën e kandidatëve”.
Marrëveshja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka si pikë të veçantë edhe çështjen e presidentit. Kjo është konfirmuar në një konferencë të përbashkët që kanë mbajtur Osmani dhe Kurti nga holli i Kuvendit.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Osmani tha se do të jetë ajo që kërkon të rilegjitimohet posti i presidentit.
“Do të jem unë personi që do ta kërkoj këtë ri legjitimim, sepse presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit. Një presidente që ka legjitimitet më së miri e përfaqëson këtë. Do të garojmë pikërisht si thoni ju”, tha ajo.
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka kandiduar zyrtarisht për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin. Ai pas kandidimit tha se më 14 shkurt do të ndodhë ndryshimi.
“Më 14 shkurt do të ju dërgojmë mesazh cinikëve që qytetarët e bashkuar bëjnë gjithçka të mundur. Ata kanë vendosur që LVV t’i fitojë këto zgjedhje. Ndryshimi do të ndodhë. Shteti do të hapë rrugën përpara për infrastrukturë, shkencë dhe teknologji. Shteti është bashkësia jonë e organizuar ku i kemi përgjegjësitë individuale dhe reciproke. Mërgata jonë do të marrë rolin që meriton në shoqërinë tonë, duke ua lehtësuar mundësinë e votimit dhe investimeve”, ka thënë Kurti.
Në fjalën e tij ai ka thënë se kur të vjen në Qeveri me Serbinë do të zbatohet masa e reciprocitetit.
“Marrëdhëniet me Serbinë do të ndërtohen mbi reciprocitet. Gjithçka do të nisë me gjetjen e personave të zhdukur. Aleanca me SHBA do të forcohet. Interesat tona janë të përbashkëta në forcimin e demokracisë. Partneriteti me SHBA dhe anëtarësimi në NATO mbesin prioritete parësore”.
“Anëtarësimi në BE është proces i pandalshëm. Një Kosovë ku sundon ligji me sistem të pavarur të drejtësisë e duan të gjithë.
Kjo është e ardhmja që na pret. Kur ka mbetur edhe një muaj drejt ndryshimit të madh secili nga ne duhet të punojë për ta realizuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje”.