Në prag të lamtumirës nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti, Donald Trump, po përgatitet që të falë dhe të zbresë dënimin për rreth 100 persona.
Sipas CNN, në listën e personave që do të marrin faljen presidenciale janë kriminelë me kollare (nëpunës), të dënuar për krime penale, reperë të profilit të lartë dhe miq dhe aleatë të vjetër si Steve Bannon ose Rudolph Giuliani. Ndër zërat e javëve të fundit gjithashtu mundësia e faljes parandaluese për anëtarët e familjes.
Shtëpia e Bardhë zhvilloi një takim të dielën për të finalizuar listën e faljeve, thanë dy burime për CNN.