Facebook dorëzohet para Erdoganit, do t’i bindet ligjit të ri turk

Facebook ka njoftuar emërimin e një përfaqësuesi ligjor në Turqi, pak muaj pasi Ankaraja kishte paralajmëruar sanksione të reja të rënda për mosrespektimin e legjislacionit të diskutueshëm turk mbi gjigantët e internetit.

Rrjeti social amerikan, së bashku me kompanitë e tjera të mëdha dixhitale, nga Twitter te YouTube, ishin ndëshkuar me gjoba në vlerë miliona dollarë për mosrespektim të ligjit, në fuqi që nga tetori. OJQ-të dhe opozita turke e kanë kundërshtuar këetë ligj.

Përfaqësuesi që ka caktuar Facebook në Turqi vlen edhe për filialin e Instagram-it. Nëse nuk do të pranonte kompromisin, Facebook do të rrezikonte ndalimin e reklamave dhe uljen deri në qershor të gjerësisë së bandës deri në 90%, ekuivalente me një ndërprerje pothuajse të plotë. Kompania thekson se platforma e saj synon të mbetet një hapësirë ​​e “lirisë së shprehjes”.

Përveç emërimit të një përfaqësuesi, përgjegjës për përmbajtjen dhe heqjen e saj brenda 48 orëve me kërkesë të autoritetit gjyqësor, legjislacioni turk parashikon platforma me mbi një milion vizitorë unikë në ditë për katalogimin e të dhënave të përdoruesve në serverat lokalë, çka ka ngritur shqetësime për jetën private.

Reforma u mbështet fuqimisht nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili, megjithë popullaritetin e tij të madh në këto platforma, nuk i ka kursyer kurrë kritikat ndaj mediave sociale që nga përdorimi i tyre në protestat anti-qeveritare të vitit 2013 në Parkun Gezi.

Ditët e fundit, Erdogan ka nxitur bojkotin e WhatsApp-it për rregullat e reja të privatësisë, duke i orientuar turqit të shkojnë drejt përdorimit të Telegramit dhe aplikacionit lokal të mesazheve Bip.

Leave a Comment

Your email address will not be published.